Wall Street Journal: Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore Zvicra vazhdon të përballet me njërën prej dallgëve më të këqija të koronavirusit në Europë, por zviceranët sërish kanë dilema përsa i takon specialitetit të famshëm të vendit, djathit të shkrirë të nxehtë.
A është e sigurtë apo jo të ndahet një `fondue` me miqtë? Tradita e do që ky lloj djathi i shijuar me një copë buke të zhytur në të përmes pirunjve me bisht të gjatë, të ndahet me miqtë, te cilet hanë nga i njëjti tigan. Por a mundet kjo delikatesë e kuzhinës zvicerane të ketë të njëjtin efekt edhe në mesin e pandemisë? Arnaud Favre, presidenti i shoqatës që promovon pjatat tradicionale zvicerane, këmbëngul se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë.
“Per nga vetë natyra e saj, fondue mund të themi se është pjatë që përputhet me situatën, dhe i ndihmon njerëzit ta kapërcejnë stresin me humor e me shoqëri të mirë. Është pjata më e këndshme për të kaluar përmes kësaj periudhe të vështirë”.
“Në fillimin e pandemisë, njerëzit e bënin vazhdimisht këtë pyetje: a mund të hamë fondue, sepse është diçka që konsumohet në shoqëri. Ne nuk jemi shkencëtare, por u thoshim se ne vetë e konsumojmë, dhe nuk mendoj se ka ndonjë rrezik”.
Qe nga fillimi i pandemisë, Zvicra shënon 3.600 vdekje nga koronavirusi dhe mbi 274 mije infektime.
Top Channel