Situata epidemiologjike në vend/ Flet Silva Bino: Ka rritje të infeksioneve, nevojitet ndërgjegjësim qytetar

17/11/2020 21:28

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino ishte e ftuar në emisionin “Open” për të folur rreth situatës epidemiologjike në vend.

Binaj theksoi se numri i rasteve po rritet dhe ndaj Komuniteti i Eksperteve publikoi sot masat e reja, të cilat kufizonin mbledhjet e më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, ndalohen konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave dhe ato martesore. Bino theksoi se masat janë të një instesiteti mesatar, duke shtuar se nevojitet një ndërgjegjësim qytetar për frenimin e përhapjes së virusit.

“Ne jemi në një pandemi dhe kjo matet në bazë të incidencës dy javore, kjo patjetër tregon që kemi një shtim të infeksioneve. Nga ana tjetër kemi një rritje të rasteve aktive për 100 mijë banor. Matja e RT-së e cila tregon mbi shifrën 1, kjo tregon qarkullimin e virusit në komunitete. Duhen shtuar masat.  Natyrisht ka përhapje të virusit, mund të ishim më keq, mund të ishin situata që nuk i përballonin spitale. Duhet të jemi optimist dhe të kontrollojmë situatën herë pas here. Natyrisht efektet nga këto kufizime si dhe efektet e mbajtjes së detyrueshme të maskës efektet e kufizimit të mbylljes, janë efektet që mund të duken në lidhje me incidencën dhe pjesën tjetër. Nëse nuk do të kemi bashkëpunim me qytetarët, çfarëdolloj masash të marrin nuk do të kenë efektin e duhur. Në qoftë se themi që maska duhet mbajtur e detyrueshme, duhet mbajtur maskë. Në restorantet duhet të kenë hapësirën e duhur dhe të zbatojnë protokollet që duhen zbatuar. Kur ka grupime apo mbledhje, nuk duhet të ketë më shumë se 10 persona. Këto janë masa me intensitet mesatar e jo të lartë. Një grupim i këtyre masave në bashkëpunim me qytetarët kjo sjell impaktin. Nëse nuk kryhet izolimi vetjak, atëherë çfarëdo lloj mase të marrim ne, nuk do të kemi rezultatin e pritshëm”, tha Bino.

Top Channel