Këtu jemi në Bashkinë Belsh, pjesë e qarkut të Elbasanit. Në vitin 2016 kjo bashki bën një tender për pastrimin e qytetit për 4 vite, me vlerë 82 milionë lekë të vjetra. Kjo shifër është e pranueshme, duke llogaritur popullësinë e Belshit.

Vijmë në vitin 2020, kur duhet të tenderohet sërish pastrimi i Belshit. Kësaj here tenderi bëhet 410 milionë lekë dhe është pothuajse 5 fishi i tenderit të mëparshëm. Për të justifikuar këtë fryrje të plehrave, zyrtarët e Bashkisë së Belshit kanë bërë një studim sikur qyteti i tyre gjeneron mbi 2700 ton plehra në vit.

Top Story i dërgoi një kërkesë zyrtare impiantit të Elbasanit, i cili na vuri në dijeni se Bashkia e Belshit depoziton aty rreth 150 ton plehra në muaj, ose rreth 1800 ton plehra në vit.

Pra, Bashkia e Belshit ka rritur artificialisht shifrën prej 900 ton plehrash në vit, për të 5 fishuar shumën e tenderit.

Tani shkojmë tek një bashki tjetër, atë të Peqinit. Në dokumentat që ka siguruar Top Story nga prokurimet publike, në vitin 2016, për pastrimin e qytetit është bërë një tender prej 640 milionë lekësh për shërbim 3-vjecar.

Ndërkohë pas mbarimit të kësaj kontrate, në janar të vitit 2020 bëhet sërish i njëjti tender, dhe vlera e shpenzuar kësaj here është 1 miliardë lekë për shërbim 3-vjecar. Pra, rreth 360 milionë lekë më tepër.

Top Channel