“Air Albania”, mbush një vit/ Janë zhvilluar 25 ndeshje vetëm 14 kanë qenë me tifozë

17/11/2020 20:03

Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik me i madh dhe me i kushtueshëm ne Shqipëri, rreth 70 milion euro.

Sot mbushet plot nje vit qe nga dita e inagurimit te tij, ne ndeshjen me Francen, 17 nentorin e vitit 2019 dhe ne kete pervjetor, duke patur parasysh edhe situaten e pandemise, shifrat flasin pozitivisht per kete stadium.

Ne Air Albania jane zhvilluar 25 ndeshje, 14 prej tyre me tifoze. Ne total kane mundur te shijojne ndeshjet e kampionatit dhe kombetares kuqezi rreth 85.000 tifoze duke dhuruar jo pak emocione dhe spektakel per lotjaret e pranishem.

Edhe ne aspektin financiar duket se shifrat jane te kenaqshme. 420.000 euro jane perfitimiet nga aktivitetet e zhvilluara me tifoze dhe jo vetem, nje shifer sa e larte per impiantet e futbollit shqiptar aq edhe normale per nje stadium te ketij niveli.

Por jo gjithcka ka shkuar si duhet, thembra e Akilit per Air Albania stadium mbetet tapeti i barit. Me gjithe perpjekjet per ta sjelle ne kushtet optimale ende nuk eshte arritur. Duke detyruar shoqaten kuqezi qe e menaxhoi dhe federaten shqiptare te futbollit te mendoj per nje zgjidhje te perhershme ate te tapetet te barit hibrid. Gje per te cilen do te fillojne te mendoj e shume shpejt per firmen qe do ta bej edhe tipin e barit, nderkohe qe kosto e tij shkon rreth 500.000 euro.

Megjithate ne keto kushte edhe ndeshja e fundit e Liges se Kombeve mes Shqiperise dhe Bjellorusisë do te zhvillohet diten e merkure ketu ne kete impiant, pasi Bjellorusia rivalja direkt per kreun e grupit nuk pranoi spostimin ne Elbasan Arena duke qene se rezultatet sportive jane ne favor te saj, i mjafton edhe barazimit per te qendruar ne krye te grupit ndërkohë kombëtares sone i duhet me doemos fitorja per te arritur objektivin.

Top Channel