Ana dhe Ervini ishin në një takim së bashku. Takimi i tyre ishte më së shumti njohës dhe nuk u panë momente filtri apo romantike. Djali pranoi se gjatë këtyre javëve ka qenë disi në hije, por tanimë ka reflektuar dhe do të përfshihet më shumë në diskutime.

Ndërsa Ana, nisi të flasë e të kërkojë falje, duke mos e specifikuar se për kë. Konkurrentët e tjerë në studio dhe opinionisti Arjan Konomi, aluduan se falja kishte si “shënjestër” Fatjonin, djalin që bukuroshja e ka shprehur hapur pëlqimin. Një gjë e tillë u konfirmua më pas edhe nga Ana, e cila tha se Fatjoni i kërkoi që të ndryshojë, por nuk i dha kohën për ta bërë një gjë të tillë.
“Njerëz jemi të them që nuk gënjej do të gënjeja.

Unë do të gënjeja për dy arsye për të mos lënduar njerëzit dhe për të gënjyer veten që shpesh herë e bëj. Edhe mund të kem lënduar, por pa qëllim, nëse e kam bërë them më fal. Kohët e fundit kam gabuar shumë. Jemi njerëz dhe të gabueshëm, thjesht në përgjithësi kam bërë gabimet e mia që nuk kanë qenë tendicioze.

Do të doja të mos isha kaq e dashur dhe e mirë. Unë fal shumë dashuri dhe nuk e meritojnë njerëzit, sepse ma keq interpretojnë atë që jam. Llastimi ka të bëj me të kaluarën time dhe janë gjëra delikate që unë nuk jam e gatshme të flas”, tha Ana.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel