Takimi më fansin e bëri të reflektonte/ Ana flet për “premtimin” e Fatjonit: Ja pse përkëdhelem…

17/11/2020 19:14

“Mos ji kaq e përkëdhelur”, kjo ishte kërkesa e Fatjonit për Anën, e cila u tregua e gatshme të ndryshonte për të.

Por, në perceptimin e Fatjonit, Ana e ka thyer premtimin dhe në takimin që ka pasur më herët me Arjonin u shfaq tepër e “përkëdhelur”. Ndërkohë Ana, tregoi se përse përkëdhelet, e që të reflektonte për këtë, e ndihmoi një takim me një fans. Ai i kishte thënë Anës që mos ndrysho, duke shtuar se përkëdheljet sipas tij janë një mungesë dashurie.

Një gjë e tillë e konfirmoi dhe Ana e cila tha se ajo prandaj është e prirur të dhurojë dashuri, edhe pse ndonjëherë njerëzve që nuk e meritojnë.

“Unë nga mbrapa do i shkoj kujt ti dua. Unë ledhatohem më saktë, këtë ma tha dje dhe më bëri të reflektoja. Ishte komplet rastësi në rrugë, mos ndrysho për pjesën të qenit femër të ledhatuar, e kam shumë inat që e kam. Më tha unë mendoj që nuk je rritur me dashuri, sepse po përpiqesh të ledhatohesh të falësh atë që të ka munguar ty. Ai koment nga një i panjohur më bëri të reflektoja. Dikush duke më ndjekur nëpërmjet emisionit. Unë e thash ai pa më dhënë kohën mua bëri një deklaratë mbi deklaratën time”, tha Ana.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel