SHBA përballë një paradoksi, njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është… amerikan
Kina ka prezantuar një armë të re kundër radarëve armikë, në atë që ekspertët quajnë një “armë e panjohur që me shumë gjasa është një raketë anti-radiacion”.
Eksperti i aviacionit dhe studiues i Kinës, Andreas Rupprecht, tha për mediat britanike se armët kundër sistemeve mbrojtëse përdoren për t’i hapur rrugë mjeteve të tjera ajrore si avionët bombardues, për të hyrë në territorin armik.
Prezantimi u bë në një video të shpërndarë së fundmi nga forcat ajrore të Kinës.
Rupprecht tha: “Nëse kjo është e vërtetë, është lajm madhor. Kjo tregon se raketa PLAAF J-11BS ka shenjë të vogël dallimi, dhe duket si një raketë e panjohur që gjuajtësi kinez J-11BS mban nën krahun e tij.”
Ai shton: “Imazhet nga stërvitjet e fundit të pilotëve në 2020 tregonin gjuajtësin J-11BS që ngrihet i armatosur, por ai mund të mos jetë modeli i vetëm që e mban atë raketë”.
Një raketë e re anti-radiacion do të sugjeronte se prodhuesit kinezë të armëve kanë avancuar në teknologji dhe nuk mbështeten më në raketat ruse apo ish-sovjetike. Raporte të fundit sugjerojnë se Kina po kalon edhe Rusinë në teknologjinë e forcave ajrore.
Analistët britanikë të ‘Royal United Services Institute’ (RUSI), thonë se Kina po lë prapa Rusinë në fushën e avionëve gjuajtës.
Kjo sipas tyre vjen prej teknologjisë së lartë elektronike të sensorëve, armatimeve e procesimit të të dhënave. Ata shtojnë se Rusia ruan avantazhin ndaj Kinës vetëm në motorët e avionëve.
“Industria ruse nuk pritet të rekuperojë diferencën e humbur me Kinën dhe ndoshta në dhjetë vjet do të jetë duke importuar prej saj teknologjinë e sensorëve dhe të raketave”, shtojnë ata.
Top Channel