Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 19-të e tubimit, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne
Mat- Një ngjarje e rëndë është shënuar në malin e Balgjajt në Bulqizë, ku një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes nga disa trupa drurësh.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku sipas policisë, rreth orës 16:00, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel