Në emër të Lulzim Bashës ka reaguar ish deputeti Edi Paloka duke transmetuar në fillim një video montazh ku pretendohet të tregohet se akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës janë të pavërteta.

Paloka pretendoi se zotëronte të vërtetën por pa treguar në asnjë pjesë të videos dëshmitë e tre akuzuesve. Le ti marrim me radhë.

Kaseta e Krushës/ Kasetën ja dha dha BBC në prani të dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Arrestimi i Latif Gashit/ Paloka nxori si argument atë që mendonte Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku, asnjëri prej të cilëve nuk ka qenë prezent kur u arrestua nga UNMIK Latif Gashi.

Palooka: Sic pranoi miku yt Batoni

Ne po ju sjellim tani dëshminë e Latif Gashit, i cili e njohu personin shqipfolës që i hyri në banesë kur u arrestua.

Hetimi i UÇK/ Paloka nxori si argument dëshminë e prokurorit të EULEX se Basha nuk është përfshirë në hetimet e Shtëpisë së Verdhë, por në fakt ish bashkëpunëtori i zotit Basha, Hoze Barjabar deklaronte 10 vite më parë se hetimet në Kukës për UCK i kishte bërë i shoqëruar nga Lulzim Basha

Gjykoni ju tani se kush thotë të vërtetën dhe kush po gënjen

Top Channel