Pandemia Covid-19/ ​Erdogan “mbyll” Turqinë

17/11/2020 19:09

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Qeveria e Turqisë do të fusë masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të futur mbylljen e pjesshme të vendit gjatë fundjavave.

Sipas portalit turk Hurriyet, kjo mund të nënkuptojë që gjatë fundjavës, qytetarët do të lejohen të lëvizin lirshëm vetëm nga ora 10:00 deri në 20:00.

Pas sesionit të qeverisë, Erdogan tha se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit dhe se restorantet do të bëjnë vetëm shpërndarjen e ushqimit, raporton Reuters.

Top Channel