Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, konfirmoi pak pas arrestimit nga policia lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

Që pas këtij lajmi, mediat nisën të flisnin dhe të aludonin se këngëtarja ka ndërhyrë në martesën e të dashuri me ish-bashkëshorten. Por me anë të një postimi në “Instagram”, Syla ka mohuar të gjithë spekulimet e bëra në rrjet dhe ka sqaruar sipas tij të gjithë të vërtetën.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.

“Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta’-ka thënë më biznesmeni.

Në fund të deklaratës, Fisniku tregoi se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij, teksa ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

 

 

 

Top Channel