​Osmani u infektua me Covid një ditë para vizitës në Shqipëri, Ruçi i uron shërim të shpejtë

17/11/2020 16:29

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me COVID-19.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, që tha se Osmani u infektua një ditë para vizitës së saj në Tiranë.

Në një letër drejtuar Osmanit, Ruçi i uron shërim të shpejtë nga kjo sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën.

“Prekja nga COVID-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës tuaj të planifikuar në Tiranë. Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, u shpreh kryeparlamentari Ruçi.

Top Channel