Qetësia dhe mirësia e Anës, bën që djemtë të rrëfejnë të shkuarën e tyre.

Pas rrëfimit të Gracianos, që pranoi në takimin me Anën orientimin e kundërt seksual, edhe Ervini, tregoi pikërisht në takimin me bukuroshen bullizimin që i kanë bërë bashkëmoshatarët. Ervini theksoi se në të kaluarën ka qenë tepër i shëndoshë dhe shokët e ofendonin për këtë fakt. Djali pranoi se për këtë arsye ka vijuar të ndjekë palestrën dhe të japë mesazhin që askush nuk duhet të gjykohet.

“Nga familja kam pasur suprot shumë të madh, por është dhe tallja e çunave që je i shëndoshur. Kam qenë shumë i shëndosh, fakti që shumica e njerëzve të tallin për këtë pjesë mendojnë se nuk i duhesh shoqërisë. Më beso që unë jam futur në palestër për t’i treguar njerëzve që prit se jam dhe unë. Kam dalë përpara njerëzve dhe i kam thënë ja kush jam unë dhe mos më gjyko për atë që kam qenë por për atë që jam”, tha Ervini.

Top Channel