Zhvillimet në Hagë/ Prokuroria Speciale: Kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë e viktima

18/11/2020 12:50

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit është në zhvillim.
Avokatja e Prokurorisë Speciale tha se janë 1842 zëra në materialin që mbështet aktakuzën kundër tyre.

Ajo madje në emër të Prokurorisë Speciale, avokatja kërkon që për disa dëshmitarë në material dhe viktima Gjykata të marrë masa mbrojtëse.

”Shumë shkurtimisht, mendoj se parashtrimi im ishte shumë i qartë, është i nevojshëm një hetim i detajuar dhe i kujdesshëm prej mbrojtjes. Parashtrimi ynë thoshte se mbrojtja do të duhet të nisë hetimet sa më shpejt.

Sa i përket avokatit të Veselit që nuk mund të nisë menjëherë, ne kemi marrë shënim të gjitha pikat nga mbrojtja e Veselit, dhe do diskutojmë për provat konkrete.

Materiali përfshin 1842 zëra, një pjesë e të cilave është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura aapo transkripteev.

Përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është dhënë aktakuza.

Parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima. Parashtrimet do të dërghen para Gjykatës. Nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes.

Ne do nxjerrim materiale që parashikojnë rregullin sapo ta bëjmë këtë gjë. Duhet të them që në këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, nuk mund të identifikohet apo përkufizohet brenda 30 ditëve”- tha Prokuroria Speciale e Hagës.

Top Channel