Kërkohet ndarja e të akuzuarve/ Avokati i Thaçit: Nuk pranojmë burgosjen! Do kërkojmë lirim me kusht!

18/11/2020 14:25

Ndërkohë që ka rinisur seanca në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Hopper ka deklaruar se do të kërkojë lirimin me kusht të klientit të tij.

Ai kërkoi ndarjen e të akuzuarve, ndërsa tha se nuk don e pranojnë burgosjen e Thaçit.

“Nuk pranojmë burgosjen e Thaçit. Është synimi ynë të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Mënyrat sesi do të realizohet ky ushtrim.

Nxjerrja e plotë e argumenteve sa u takon urdhër-arrestit. Unë kam marrë versionin e redaktuar të urdhër-arrestit. Dhe ka disa redaktimi të çuditshme. Synojmë të njëjtën skemë për çdo të akuzuar, të bëhet ndarja e të akuzuarve “, tha avokati Hooper.

Top Channel