Shkëlqen Ferran Torres/ 6-0, Spanja turpëron Gjermaninë

18/11/2020 14:01

Spanja turpëron Gjermaninë duke I shkaktuar një humbje poshtëruese 6-0. Me këtë fitore tenistike Spanja kualifikohet në Final Four të Nations League.

Mbrëmje e paharrueshme për spanjollët që kanë dominuar gjithë ndeshjen duke i shkatërruar “pancerat” e Lëv. Spanja kaloi në avantazh me anë të Morata që në minutën e 17-të dhe më pas ka shkëlqyer ylli I ri I sulmit spanjoll Ferran Torres.

Sulmuesi i Manchester City-t me një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ka realizuar një triplet historike, dy golat e tjerë u realizuan nga Rodri dhe Oyarzabal. Më këtë fitore grupin 4 të Ligës A Spanja e mbyll në vend ë parë me 11 pikë ndërsa për Gjermaninë kjo është një humbje historike që nuk ndodhte që prej vitit 1931, kur u mund me të njëjtin rezultat nga Austria.

Trajneri Lëv ka dashur ta kalojë lehtë duke e cilësuar thjesht një mbrëmje të zezë por shtypi gjerman e ka sulmuar ashpër, duke e quajtur një turp që nuk mund të kalojë pa pasoja. Gjithsesi Lëv ka marrë menjëherë mbështetjen nga federate gjermane. Drejtori I kombëtares gjermane Oliver Bierhoff ka deklaruar se trajneri gjykohet në kompleks për sezonin dhe jo për një ndeshje.

Top Channel