Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë më të cilën autorizohet dërgimi i një force ushtarake për të monitoruar marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga Rusia.

Kjo rezolutë u miratua me mbështetje të gjerë, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e dërgoi për miratim kërkesën për dërgimin e trupave në një qendër monitoruese në Azerbajxhan. Turqia, e cila e ka mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin gjashtë javor më forcat armene në rajonin e Nagorno Karabakhit, nënshkroi një memorandum më Rusinë javën e shkuar që të krijojnë një qendër të përbashkët monitorimi në Azerbajxhan.

Rezoluta kërkon mandat një vjeçar për vendosjen e ushtarëve turq dhe mbështetjen civile, në qendrën e përbashkët të monitorimit “ në një vend që do ta caktojë Azerbajxhani” dhe në pajtim me marrëveshjen strategjike ndërmjet të dyja vendeve. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se rezoluta nënvizon se Azerbajxhani kishte kërkuar prezencën e përbashkët të Turqisë dhe Rusisë në qendrën e monitorimit.

Poashtu, kjo rezolutë i jep presidentit Erdogan autoritetin që të përcaktojë kohën dhe numrin e ushtarëve. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia e arritur me 10 nëntor u arrit pasi forcat azere bënë përparim të dukshëm në disa fushëbeteja duke rikthyer territorin të cilin e kishin humbur me seperatistët armen pothuajse tri dekada më herët.

Marrëveshja i lejon Azerbajxhanit që të mbaj një pjesë të konsiderueshme të këtij rajoni malor, dhe një pjesë të konsiderueshme që e rrethon këtë rajon. Rrteh dy mijë paqeruajtës rus do të vendosen aty për të ruajtur sigurinë për një periudhë 5 vjeçare. Zyrtarët rusë kanë thënë se përfshirja e Ankarasë do të jetë e kufizuar vetëm me monitorimin në qendrën që e ka bazën në tokën e Azerbajxhanit dhe se paqeruajtësit turq nuk do të hyjnë në Nagorno-Karabakh.

Franca, që bashkë me SHBA-në dhe Rusinë kryesojnë të ashtuquajturin Grupin e Minskut, që ka ndërmjetësuar bisedimet në të kaluarën ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka kërkuar nga Rusia që të sqarojë ‘paqartësitë’. “Armëpushimi ishte esencial për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Por ka paqartësi” tha në parlamentin francez, ministri i brendshëm i këtij vendi, Jean-Yves Le Drian.

Ai përmendi në mënyrë specifike çështjen e refugjatëve, prezencën e Turqisë, rikthimin e luftëtarëve të huaj dhe negociatat për statusin final të Nagorno-Karabakhut. SHBA-ja ka mbështetur këtë pikëpamje të Francës duke thënë se ka shumë pyetje që duhet të sqarohen nga rusët, në lidhje më këtë marrëveshje, duke përfshirë edhe rolin e Turqisë, SHBA-ja dhe Franca dyshojnë që Turqia ka dërguar mercenarë rebel sirianë për të mbështetur Azerbajxhanin, duke u bazuar në raportimin e shumë mediave për prezencën e tyre në konfliktin gjashtë javor.

Nagorno Karabak njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por etnikët armen që përbëjnë shumicën e popullsisë, refuzojnë sundimin azer. Ata kanë qeverisur më çështjet e brendshme, me ndihmën nga Armenia, që kur ushtarët dhe civilët azer u dëbuan nga rajoni në një luftë që përfundoi me një armëpushim më 1994. Luftimet e fundit shpërthyen në Nagorno-Karabak me 27 shtator, duke vrarë më shumë se dy mijë ushtarë dhe civilë në të dyja anët. Azerbajxhani nuk ka ofruar të dhëna për humbjet ushtarake./REL

Top Channel