Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah pa dyshim që është një ndër sulmuesit më të mirë në Premier Ligë dhe në botën e futbollit, ku që nga transferimi i tij nga Roma te skuadra angleze në vitin 2017, ka arritur ta dëshmojë veten si lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp-it.

Salah deri tani ka zhvilluar 129 ndeshje në Premier Ligë, ku ka regjistruar gjithsej 83 gola dhe ka arritur të asistoj 33 herë, që në përgjithësi egjiptiani ka qenë i përfshirë në 116 gola për “Të Kuqtë”.

28-vjeçari tani ka thyer një rekord të ri në Premier Ligë, ku është bërë lojtari me përqindjen më të madhe të fitoreve në histori, brenda 100 paraqitjeve për klubin e tij në ligën angleze.

Ai gjendet në pozitën e parë, para legjendave si Ballack, Vidic e Makelele, me një përqindje të fitoreve prej 73.39%.

Më poshtë është e bashkangjitur lista e Top 5 lojtarëve me përqindjen më të latë të fitoreve brenda 100 ndeshjeve.

  • 1.Mohamed Salah – Liverpool – 73.39%
  • 2.Paulo Ferreira – Chelsea – 72.34%
  • 3.Claude Makelele – Chelsea – 70.83%
  • 4.Nemanja Vidic – Manchester United – 70.62%
  • 5.Michael Ballack – Chelsea – 70.48%

Top Channel