Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 14°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore në Shqipëri, Kosovë dhe botë:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel