Interi futet në garë për Erling Haaland duke qenë gati të sakrifikojë dy nga yjet e ekipit për norvegjezin.

Erling Haaland është një nga sulmuesit e rinj më të kërkuar në merkato. E ardhmja e sulmuesit të Borussia Dortmund është në një nga klubet më të mëdhenj të Evropës dhe gara për të ka kohë që ka filluar.

Shumë klube të mëdha si Reali e Juventusi kanë kohë që e kanë shënjestruar norvegjezin, por tashmë duket se në garë është future edhe Interi. Duke parë se Lautaro Martinez mund të largohet, zikaltërit kanë filluar të planifikojnë për një zëvendësues për sulmin.

Duke qenë se tashmë kartoni i Haaland ka shkuar në shifra mbi 80 milionë euro, drejtuesit e Interit kanë menduar që të bindin Dortmundin me anë të shkëmbimeve. Verdhezinjve do t’u ofrohen Christian Eriksen, i cili vlerësohet 35 milionë euro, dhe Milan Skriniar që vlen 40. Duke parë se të dy lojtarët pëlqehen shumë nga Dortmund, operacioni nuk duket i pamundur.

Top Channel