Ambasada Gjermane në Tiranë me një njoftim në rrjetet sociale bën me dije se nga dita e sotme është mbyllur Zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e covid-19.

Ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

Njoftimi i ambasadës

Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Top Channel