Armë, karikatorë dhe municion luftarak/ Policia i kontrollon mjetin, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

18/11/2020 11:43

Një person ka rënë në pranga në Durrës pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 kallëpe tritoli, 6 karikatorë dhe municion luftarak, që i shiste kundrejt fitimit.

Bëhet fjalë për T. C., 33 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndjekur shtetasin T. C., i cili po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Top Channel