Franca e ka siguruar më herët një vend për në Final Four të Nations League, por edhe në ndeshjen e fundit nuk kanë toleruar.

“Gjelat” kanë mundur Suedinë 4-2 duke i rrëzuar skandinavët në Ligën B të këtij kompeticioni. Giroud ka shënuar një dygolësh dhe nga një tjetër e shtuan Pavard e Coman. Franca e mbyll grupin me 16 pikë pa asnjë humbje.

E dyta në grup pas Francës u rendit Portugalia që fitoi në Split 3-2 ndaj Kroacisë . Pavarësisht se Cristiano Ronaldo nuk shënoi, portugezët kanë edhe alternative të tjera për të gjetur rrugën e rrjetës. Dygolësh i i Mateo Kovacic nuk u mjaftoi kroatëve, pasi mbrojtësi Ruben Dias realizoi dy herë dhe një tjetër e shtoi Joao Felix. Portugalia zbret nga froni si fituesja e parë e Ligës së Kombeve por e mbyll vitin me fitore.

Top Channel