E enjte, 19 Nëntor 2020
01:20
Michigan/ Rezultati në qarkun kryesor çertifikohet pas bllokimit të numërimit nga republikanët

Qarku më i madh i Miçiganit çertifikoi unanimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas bllokimi të numërimit nga republikanët, që kërcënuan kështu përkohësisht miratimin zyrtar të fitores së demokratit Joe Biden në këtë shtet.

00:56
‘Liga e Kombeve’ – Triumf edhe për Kosovë/ Italia ne krye te grupit, fiton Anglia

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli në mënyrë dinjitoze fushatën e saj në Ligën e Kombeve, me një fitore minimale 1-0 ndaj Moldavisë që gjithsesi e ndal këtu, rrugëtimin e saj. Dardanët u imponuan në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë falë rrjetës së Kastratit me një goditje nga distanca. Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha, Kosova të paktën ruan pozicionin në Ligën C, duke dënuar Moldavinë në Play Out.

00:44
Greqi, makth pa fund nga Covid-19/ Tjetër ditë me bilanc tragjik, rekordet janë në Selanik

Si një makth pa mbarim duket vala e dytë e pandemisë në Greqi dhe sidomos në Selanik, ku janë regjistruar për herë të parë 905 raste në 24 orët e fundit, nga 3209 që janë konstatuar gjithësej në gjithë vendin.

00:30
Neymar nuk hyn në planet e presidentit të ardhshëm të Barcelonës

Neymar nuk hyn në planet e presidentit të ardhshëm të Barcelonës. Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu-t me shumë gjasa presidenti i 41-të në historinë e klubit të famshëm katalanas do të jetë Victor Font dhe në fakt 48-vjeçari nga Granollers prej kohësh ka filluar të mendojë pikërisht për të ardhmen e Barçës. Pak ditë më parë Sport hamendësoi se sulmuesi brazilian mund të influenconte fushatën e zgjedhjeve për presidentin e ardhshëm të klubit “blaugrana”.

00:22
Paradoksale, si i zhgënjeu punonjësit e Barçës qëndrimi i Messit

Çështja e lidhur me të ardhmen e Lionel Messit ka qenë pa dyshim tema më e nxehtë e sesionit të fundit të merkatos që u mbyll pak muaj më parë. Argjentinasi, pavarësisht se kishte shprehur zyrtarisht dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, në fund qëndroi me fanellën “blaugrana”, dukë gëzuar të gjithë tifozët, edhe pse duket se nuk i ka kënaqur të gjithë.

E mërkurë, 18 Nëntor 2020
23:57
Cikalleshi: Rekordi i Bogdanit është larg, po kaloj një formë të mirë

Sokol Cikalleshi ishtë pa dyshim ndër më të mirët në fushë ndaj Bjellorusisë jo vetëm për golat e shënuar. Sulmuesi kavajas tregohet modest kur pyetet për rekordin e Erjon Bogdanit.

23:51
Gjasula pas ndeshjes: Me pak më shumë qetësi dhe me tru do të fitonim më thellë

Klaus Gjasula i gëzohet suksesit me Bjellorusinë, që i siguroi Shqipërisë vendin e parë në grup dhe për rrjedhojë ngjitjen në Ligën B. Gjithsesi, mesfushori kuqezi e pranon se dy golat e pësuar erdhën prej gabimeve në mbrojtje.

23:45
Memushaj pas fitores: Gabuam, por objektivin e arritëm, kjo Kombëtare e fortë

Ledian Memushaj, një nga veteranët e Kombëtares, ka meritë të veçantë për sakrificën dhe impenjimin në një ndeshje tepër delikate, që në fund i dha Shqipërisë vendin e parë në grup. Në lidhjen me emisionin “Kuqezi”, vlonjati u shpreh.

23:39
Shpërthen Reja pas ndeshjes: Vetëm kritikoni, jepini merita skuadrës, Bjellorusia e fortë fizikisht

Edy Reja e humbi disi qetësinë në intervistën pas fitores me Bjellorusinë, teksa u pyet për problemet që shfaqën kuqezinjtë në fazën mbrojtëse. Trajneri italian këmbënguli se u duhet dhënë merita futbollstëve për sakrificat e tyre në fushën e blertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht.

23:28
Italia e Belgjika plotësojnë 4-shen e skuadrave që do luftojnë për titullin

Italia triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe siguroi vendin e parë në grup, duke u kualifikuar për në “Final Four”, një tur që do të zhvillohet pikërisht në Itali dhe do të përcaktojë fituesin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

22:55
Kreshnik Spahiu në “Open”: Berisha ka hedhur më shumë akuza ndaj Thaçit se sa gjyqtari i Hagës

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi daljen para Dhomave të Specializuara të ish-eksponentëve më të lartë të UÇK-së, ndër të cilët, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

22:35
A duhet t’i përgjigjet Basha akuzave? Përplasen Spahiu dhe Gjekmarkaj

Hezitimi i Bashës, përballë dëshmive të Milaim Bellanicës dhe ish-komandantit të UÇK-së Latif Gashit, po diskutohet në studion e emisionit “Open”.

22:28
Vala e dytë e COVID-19 duhet luftuar pa vaksina

Vaksinat nuk do të arrijnë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19 dhe shumë vende do të duhet të vazhdojnë ta përballojnë atë pa vaksina, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së për Situatat e Urgjencës, Michael Ryan.

22:21
Kina ndërton ashensorin më të lartë në botë, 300 metra ‘fluturim’ në natyrë (FOTO)

I ngritur më shumë se 300 metra lart në faqen e shkëmbit që frymëzoi peizazhin e filmit ‘Avatar’, ashensori më i lartë në botë në natyrë u bën turistëve të guximshëm të mbajnë frymën.

22:20
Rrëfimi i Milaim Bellanicës që përfshin Bashën/ Reagon avokati Ndreca: Të dalë dhe të sqarojë publikun

Milaim Belllanica, një banor nga Krusha e Madhe, i cili ka filmuar masakrën serbe në fshatin e tij, pretendon se incizimin origjinal të masakrës ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, në kohën që ky i fundit ishte përkthyes i UMINIK-ut në Kosovë.

22:18
Trump ngre procedurë për rinumërim të votave në dy qarqe të Wisconsin-it

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milwaukee dhe Dane të Wisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale.

22:12
Momenti i mahnitës/ Gorilla e mbyllur në kopshtin zoologjik, ndihmon zogun e plagosur të fluturojë

Ky është momenti i mrekullueshëm ku një gorillë, vetë e mbyllur në një kopsht zoologjik, për piqet të ndihmojë një zog të plagosur, të fluturojë.

22:04
Ministri danez i Bujqësisë jep dorëheqjen pas skandalit të vizonëve

Ministri i Bujqësisë i Danimarkës sot dha dorëheqjen pas një urdhri të paligjshëm të qeverisë për të reduktuar përmes vrasjes vizonët e fermave në vend.

21:57
Bjondet natyrale/ 10 fakte të shkencore që nuk dihen ose neglizhohen për flokëverdhat

Marilyn Monroe mund të jetë një prej ikonave të femrave bjonde por sigurisht nuk ka qenë e para që e dinte sa adhurohej kjo ngjyrë flokësh. Që prej kohëve të lashta femrat ngjyrosnin flokët e tyre me mjete nga më të ndryshmet (përfshi dhe urinën e kafshëve).

21:54
SHBA, vaksinat gati për shpërndarje pas disa javësh

Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për koronavirusin mund të jenë gati për autorizim dhe shpërndarje në SHBA brenda disa javësh, duke krijuar kushtet që vaksinimi të fillojë sa më shpejt këtë vit, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar.

21:51
Beteja e komandantëve të UÇK-së/ Milo në Open: Kemi një precedent pozitiv, jam optimist për fitoren e betejës

Katër ish-komandantë të UÇK-së vazhdojnë betejën në Gjykatën e Hagës, çështje që ka shkaktuar debate të forta në Shqipëri dhe Kosovë.

21:49
Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë.

21:48
Thaçi dhe të tjerët do të gjykohen nën arrest apo të lirë? Spahiu: E vështirë të thuhet, por prokuroria

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dolën sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ndërsa çështja që po diskutohet është nëse ata do të gjykohen të lirë apo në arrest.

21:36
Bukuria e përjetshme/ Aktorja e njohur rrëfen sekretin

Për Jane Seymour, koha ka ndaluar në vend prej shumë vitesh tashmë. Aktorja e njohur është tek të 70-tat, megjithatë fotot e saj me bikini tregojnë trupin e një femre dy herë më të re në moshë.

21:35
“A do të gjykohen në gjendje të lire Thaçi dhe të tjerët?”/ Flet avokati i njohur: Mendoj se do të qëndrojnë në paraburgim

Në studion e emisionit “Open”, po flitet për situatën politike në Kosovë, ku ish-eksponentët kryesorë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.

21:26
Themeluesi i “Twitter”: Rrjetet sociale, krijojnë varësi!

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi  e pohuar kjo nga vetë themeluesit i njërit prej tyre, Jack Dorsey.

21:20
Studiuesit: Dinosaurët do të kishin lulëzuar në tokë, po të mos kishte qenë për asteroidin

Dinosaurët do të kishin lulëzuar duke vijuar të dominonin jetën në tokë nëse nuk do të ishin zhdukur nga goditja fatkeqe e asteroidit, thuhet në një studim të ri britanik.

21:14
BE: Marrëveshje paraprake për rritjen e ndihmës stukturore antiCOVID-19

Eurodeputetët dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje paraprake për rritjen e ndihmës strukturore të BE-së, për rajonet që përballen me pandeminë, me 47,5 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme, njoftoi sot Parlamenti Europian.

21:10
Shkodër/ Shpërthim me tritol përpara një lokali

Shkodër- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme.

21:08
Plasin talljet në rrjet/ Pema “qerose” e Krishtlindjeve

Pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller është një nga më të famshmet në botë. Por bredhi gjigant norvegjez, i ngritur në qytetin e New York-ut këtë vit ka bërë shumë pak përshtypje.

20:55
Nuk përcjell virusin/ Politikani kafshon peshkun e gjallë!

Për politikanin nga Sri Lanka Dilip Wedaarachchi, nuk kishte ilustrim më të mirë sesa demonstrimi i drejtpërdrejtë.

20:53
E etiketonin “të shëndoshë”/ Modelja i bën të pendohen, pëson ndryshimin drastik… (FOTO)

Sophie Kasaei është zotuar të mos ndihet keq për “sprijat dhe lëkurën e saj” pas viteve me radhë duke luftuar me pasiguritë e trupit.

20:45
Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihma nga USAID-i

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Drejtoresha e misionit të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të re e cila i siguron Kosovës një mbështetje prej 33 milionë dollarësh.

20:45
Britani, 529 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të vdekurve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 53.274, me një rritje prej 529 viktimash gjatë 24 orëve.

20:40
“Po pi kafe, por nuk e di çfarë shije ka”, Eneda Tarifa zbulon se është me Covid-19 (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht dhe prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Eneda Traifa, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja në rrjetet e saj sociale, ku ndër të tjera tregon se është asimptomatike dhe nuk ndjen asnjë shqetësim.

20:27
Godet tragjedia/ Prindërit dhe foshnja shtypen për vdekje nga shembja e shkëmbit në plazhin brazilian (Fotot)

Dy prindër të rinj dhe foshnja e tyre shtatë-muajshe janë shtypur për vdekje kur një copë nga shkëmbi i lartë u shemb mbi ta në një plazh në Brazil.

20:25
Makina iu kthye përmbys/ Reagon pas aksidentit në Vlorë Françeska Jaçe: Shumë trillime, kur flitej për jetën e njeriut…

Modelja e njohur, njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një aksident automobilistik në qytetin e Vlorës.

20:21
“Ishte e hidhur dhe…”/ Ish-shoqja e ngushtë i nxjerr sekretet: Çfarë bënte Ivanka në adoleshencë

Ish shoqja e adoleshencës e Ivanka Trumpit, ka shkruar një artikull therës tek Vanity Fair për vajzën e presidentit amerikan, duke e përshkruar sjelljen e saj në shkollë të mesme si “të keqe”, ndërsa vetë Ivankën si një vajzën tejet të llastuar që ia hidhte fajin të tjerëve për gabimet e saj dhe përfliste pas shpine.

20:18
Gjirokastër/ Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 3 autorët

Gjirokastër – Tre persona janë arrestuar për shkaka se akuzohen për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

20:10
​Kosovë – Moldavi, publikohen formacionet zyrtare, Muriqi në sulm

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshje e fundit e Grupit 3 në Ligën C ndërmjet Kosovës dhe Modavisë.

20:09
Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.

20:05
Spanja autorizon fazën përfundimtare të provës së vaksinave

Spanja autorizoi sot fillimin e fazës së fundit të provës klinike të një vaksine antiCOVID-19, e zhvilluar nga grupi amerikan “Johnson & Johnson”, që, gjithashtu, do të testohet edhe në tetë vende të tjera.

20:04
Kufizimet anti-Covid/ Policia gjermane përdor ujë me presion e gaz lotsjellës ndaj protestuesve kundër masave të Angela Merkel (Foto dramatike)

Policia gjermane përdori sot ujë me presion dhe gazin lotsjellës mbi mijëra protestues të mbledhur në Berlin për të protestuar ndaj masave të rrepta kundër pandemisë.

19:59
Braçe kërkesë të papritur Kombëtares pas fitores: Paratë nga ndeshja jepini për fushën e “Air Albania”

Zv. kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në rrjetet sociali ka uruar djemtë e Kombëtares për fitoren me Bjellorusinë, por në të njëjtën kohë u ka bërë edhe një kërkesë të papritur.

19:59
Itali, sërish rritje e rasteve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19

Numri i pacientëve dhe viktimave të reja COVID-19 në 24 orët e fundit është rritur sërish, në 34 282 raste dhe 753 vdekje.

19:49
Kërcënohet prokurori i shkarkuar/ Pas rrëzimit nga vettingu, sms kërcënuese për jetën e djalit dhe familjes

Me kërkese te prokurorisë, policia është vene ne kërkim te një 51 vjecari nga Elbasani, i cili dyshohet se i ka dërguar një sërë mesazhesh kërcënuese ish prokurorit të dorëhequr nga detyra një vit më parë Ardian Nezha, aktualisht këshilltar pranë avokatit të popullit.

19:46
Genard Hajdini shuan misterin: Ja pse e mbaj bredhin gjithë vitin

Genard Hajdini ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi gjithë entuziazëm pemën e Vitit të Ri.

19:45
Genard Hajdini dhe Sonida ia marrin këngës live, momenti që do ju “shkrijë” gazit

Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Genard Hajdini dhe e motra, Sonida, hapën dyert e shtëpisë për të treguar pemën e Vitit të Ri.

19:42
Nuk është Andi/ Ana Kauri zgjedh këtë djalë në takimin e radhës…

Edhe pse takimi me Andin shkoi mjaft mirë, Ana Kauri nuk e zgjodhi atë në takimin pasardhës, por zgjodhi të dilte me një tjetër djalë.

19:41
“Aktor”! Andi në diskutim me Arjan Konomin: Ti nuk më njeh, ja përse i pyes vajzat për pëlqimin…

Në një ambient pranë detit dhe të rrethuar nga bimësi të egër! Në këtë vend zgjodhi që ta realizonte takimin Ana Kauri dhe Andi.

19:40
“Basha të dorëzojë kasetën”/ Flet Safet Krasniqi, njeriu që e ndihmoi Bellanicën të xhironte masakrën: Do të përdoret kundër Serbisë

Milaim Bellanica nuk ishte i vetëm kur xhiroi një pjesë të trupave të vdekur në masakrën e Krushës së Madhe.

19:36
“Basha mblodhi provat kundër UÇK”/ Dëshmia e Milaim Zekës: Na e treguan, Thaci, Haradinaj, Veseli…

Milaim Zeka, gazetar dhe politikan i njohur në Kosovë ka bërë një akuzë shumë të rëndë në drejtim të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha, duke thënë se ai është personi që ka mbledhur më shumë prova kundër ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

19:30
‘1 mijë e 650 lekë, deri në 10 mijë e 900 lekë’/ Qeveria miraton paketën e rimbursimit të barnave për të prekurit me COVID!

Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën e rimbursimit të barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19.

19:27
“Pedofili më i keq i Britanisë” vritet në burg i mbytur me tel e stilolaps të ngulur në tru/ Gjyqi

Një i burgosur në Britani që vrau një pedofil famëkeq në qelinë e tij, tha sot në gjyq se do të kishte vazhduar të vriste të tjerë të burgosur, por po zbavitej së tepërmi me dhunën ekstreme ndaj Richard Huckle.

19:25
Pediatria e re e Durrësit/ Rama: Qyteti, kantier ndërtimi. 615 pallate do të rikonstruktohen deri në fund të dimrit

Nëntori  rezultoi me i  ashpri  sa i takon shtimit te  rasteve te reja me  covid 19  dhe ne kauder te përballimit te situatës spitalet rajonale do të mbështesin QSUT-në. 

19:18
​Rastet e reja me COVID-19, Maqedonia Veriore shënon një tjetër rekord të ri

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

19:16
Tea “xheloze” për Andin, “shpërthen” kundër të gjithëve/ Djali heziton të tregojë pëlqimet…

Tea reagoi pas takimit të Ana Kaurit dhe Andit, duke thënë se i vjen keq për vajzat për mënyrën se si 24-vjeçari sillet kundrejt tyre. Ajo tha se në takim me të, Andi është shfaqur krejt ndryshe dhe aspak i përkëdhelur.

19:14
Situata alarmante në Greqi nga Covid-19/ Rekord i “zi” në numrin e rasteve të reja, 60 persona humbin jetën

Vala e dytë e pandemisë duket si një makth që nuk do të ketë mbarim, sidomos në Selanik, ku janë regjistruar për herë të parë 905 raste në 24 orët e fundit, nga 3.209 që janë konstatuar gjithsej në gjithë vendin.

19:09
Andi “molla e sherrit” mes Teas dhe Anës së re/ Reagon bukuroshja bionde: Më vjen keq si ju trajton Andi…

Andi dhe Ana Kauri ishin në një takim së bashku. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga palët. Por Tea, e cila ka zhvilluar tre takime me 24-vjeçarin dhe e ka shprehur pëlqimin për ta, tha se djali në takimet me të ka qenë ndryshe.

18:52
​Edhe ylli i Arsenalit infektohet me coronavirus

Pandemia Covid-19 po vazhdon t’i prek yjet e futbollit duke bërë kështu që një numër i madh i skuadrave evropiane të mos i shpëtojnë infektimit të disa prej lojtarëve kryesor të tyre.

18:46
Shkencëtarët ‘të shtangur’ nga reagimi negativ gjatë pandemisë

Pandemia COVID-19 ka qenë veçanërisht sfiduese për shkencëtarët që përpiqen të ndalojnë pandeminë globale duke u ndeshur në të njëjtën kohë me dyshimet e njerëzve në lidhje me shkencën dhe pikëpyetjet rreth synimeve të shkencëtarëve.

18:45
Pranoi surprizën e Mevlanit/ Marisi “kritikon” Sindin: Kjo quhet tradhti, takimi ynë shkoi shumë mirë

Mevlani surprizoi Sindin në një vallëzim romantik këtë të mërkurë. Ky moment “i ëmbël” nuk u prit mirë nga Marisi, i cili ka qenë i ftuari i 22-vjeçares në takimin e kësaj jave.

18:44
“Ivanka Trump e fiksuar pas statusit”/ Shoqja e ngushtë zbulon komentet shokuese të për të varfërit

Ish-shoqja e ngushtë e Ivanka Trump ka thënë së fundmi në një artikull se këshilltarja dhe bija e presidentit është “e fiksuar pas statusit” dhe se një herë e qortoi ashpër për rekomandimin e një libri që sipas saj ishte për “njerëz të shpifur të varfër”.

18:37
Surpriza e Mevlanit për Sindin/ Melisa bëhet “xheloze”, reagon djali nga Kavaja: Ti më le në parkim…

E mërkura e “Për’Puthen” nisi me një surprizë. Mevlani ftoi në një vallëzim Sindin, duke thënë se ajo i ka lënë tepër mbresa dhe ka krijuar një pëlqim. Ndërkohë vallëzimi romantik, bëri “xheloze” Melisën, vajzën që Mevlani ka dalë në takim së fundmi.

18:31
​Meg Ryan, ‘karamelja’ e Hollywoodit që shkatërroi bukurinë natyrore me operacione – foto

Aktorja hollivudiane Meg Ryan, emri i vërtetë Margaret Mary Emily Anne Hyra, do të festojë ditëlindjen e saj të 59 nesër.

18:23
“Ti qenke nuse për Kavajë”/ Mevlani surprizon Sindin, e fton në një kërcim romantik…

Puntata e kësaj të mërkure në “Për’Puthen” nisi me një surprizë. Melvani ftoi për një kërcim romantik Sindin, vajzën që i është bashkuar së fundmi emisionit.

18:21
Veliaj uron Kombëtaren: Fitore e merituar, na bëni të ndihemi krenarë dhe urime për ngjitjen në Ligën B

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për suksesin e arritur.

18:19
Fitorja ndaj Bjellorusisë i sjell edhe benefite monetare Shqipërisë, këto janë shifrat

Fitore mes drithërimash por që vlen shumë. Kombëtarja shqiptare mposht Bjellorusinë dhe merr kreun e Grupit.

18:13
SHBA: Kufizime të reja për frenimin e COVID-19

Rastet e koronavirusit në SHBA tani e tejkalojnë shifrën 11.3 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins.

18:11
​Shqipëri 3-2 Bjellorusi, notat e lojtarëve

Me dy golat e realizuara nga Sokol Cikalleshi dhe një nga Rey Manaj, Shqipëria ka triumfuar ndaj Bjellorusisë me një lojë bindëse dhe kështu duke e siguruar vendin e parë në grup si dhe kalimin në Ligën B të këtij kompeticioni, raporton KosovaPress.

18:10
Infermierja zbulon çfarë i thonë pacientët me COVID-19 para vdekjes

Një infermiere në SHBA ka treguar se edhe në momentet e tyre të fundit, pacientët refuzojnë ta pranojnë se koronavirusi është i vërtetë.

18:09
“Ligji i Sigurisë”/ Policia franceze lëshon gaz lotsjellës e pompa uji ndaj protestuesve të masave drakoniane (video dramatike)

Protesta të dhunshme u zhvilluan mbrëmë në Francë teksa mijëra demonstrues dolën në rrugë kundër ligjit të ri të “sigurisë globale” që kriminalizon filmimin e disa aktiviteteve të policisë.

18:05
Kosovë, ministrja e jashtme: Serbia po fsheh gjurmët e gjenocidit

Ministrja e Jashtme e Kosovës përdori tone të ashpra kundër autoriteteve serbe duke thënë se ata po vazhdojnë t`i fshehin krimet monstruoze të kryera gjatë luftës.

18:01
Shqipëria mposhtë Bjellorusinë/ Fiton grupin dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria e ka mposhtur Bjellorusinë me rezultat 3-2 në “Air Albania” duke e siguruar kështu vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C si dhe rrjedhimisht e ka siguruar kalimin në Grupin B, një rang ky shumë më i fortë.

17:56
Sonida shpreh hapur dëshirën: Dua të martohem, dasmë 2021, dasmë…

Vëlla e motër, Genardi dhe Sonida Hajdini, janë tepër të njohur në rrejte sociale.

17:53
SHBA tërheq padinë ndaj ish-sekretarit meksikan të Mbrojtjes

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka tërhequr padinë për trafik droge e pastrim parash ndaj ish-sekretarit meksikan të Mbrojtjes, Gjeneralit Salvador Cienfuegos. Lajmi u njoftua të martën nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

17:49
​‘50 euro për çdo person të prekur me koronavirus në Prishtinë’

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dërgojnë një propozim në Kuvendin Komunal që çdo qytetar i Prishtinës, i konfirmuar me COVID-19 në listat e IKSHP, do të subvencionohet me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore.

17:39
Nuk e pat bërë publike/ Elona Duro e konfirmon në “Ftesë në 5”: Kalova COVID-19

Moderatorja e njohur Elona Duro, konfirmoi në emisionin “Ftesë në 5”, se ka fituar betejën me COVID-19.

17:37
Studimi: ​Maskat nuk mbrojnë sa duhet, por …

Një studim i shkencëtarëve danezë ka gjetur se maskat e fytyrës ofrojnë vetëm mbrojtje të moderuar kundër virusit COVID-19.

17:29
Milaim Zeka plas bombën: Lulzim Basha njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër UÇK-së

“Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

17:27
Plotësimi i vendeve vakante, KLP pezullon aplikimet për kandidatët! Shkak …

KLP ka pezulluar aplikimet për plotësimin e vendeve vakante, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

17:23
Analisti kosovar: Basha ka gënjyer disa herë për origjinën, ja nga cili vend i Kosovës e ka prejardhjen

Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit gënjen për sa i përket origjinës së tij.

17:21
21 vjeçarja ekzekutohet me breshëri automatiku pas sherrit për jashtëqitjen e qenit

21 vjeçarja Isabella Thallas u vra kurse i dashuri i saj Darian Simon, u qëllua dy herë në këmbë kur 24 vjeçari Michael Close qëlloi ndaj tyre me automatik AK-47, pasi qeni i çiftit lëshoi ‘nevojën’ para apartamentit të tij.

17:21
​’Tërbohen’ gjermanët, policia në këmbë – rrethohet Bundestagu (Video)

Policia e Berlinit është përforcuar nga njësitë policore nga e gjithë Gjermania dhe është vendosur në pjesën më të madhe të Berlinit qendror për shkak të protestave civile.

17:18
Qarku kryesor i Michigan certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Qarku më i madh i Miçiganit certifikoi unanimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas një bllokimi të republikanëve që kërcënoi përkohësisht miratimin zyrtar të fitores së demokratit Joe Biden në këtë shtet.

16:59
Haradinaj-Stublla: Serbia po fsheh trupat e shqiptarëve të vrarë

Serbia është duke fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në varreza masive në Serbi, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

16:58
SHBA, rritet në 254.315 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 254.315, prej të cilëve 1.524 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:56
Aktivistët dënojnë modelen e luksit për fotot e zhveshura mbi elefant (foto)

Një modele e rrjetit Instagram ka marrë komente përçmimi e zemërimi nga grupet e mbrojtjes së kafshëve për pozat e zhveshura mbi një elefant, por ka vazhduar të postojë pamje nga udhëtimet e saj luksoze megjithë debatin e shkaktuar.

16:52
Gjermani, 7.561 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Robert Koch ka regjistruar 17 561 infektime të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, deri në 1 000 më pak në raport me të mërkurën e kaluar.

16:51
Pa maskë në rrugë, 573 qytetarë ndëshkohen me gjobë/ 7 persona shoqërohen në komisariat për…

573 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë pasi janë konstatuar duke lëvizur pa maskë mbrojtëse.

16:48
I pa përmbajtshëm Rey Manaj! Shënon golin e tretë për Shqipërinë

Rey Manaj ka thelluar sërish rezultatin në favor të Shqipërisë, duke i shënuar golin e 3 Bjellorusisë.

16:41
Aksident në Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, pamjet

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

16:41
Cikalleshi në top formë, kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë për pak minuta! Ngushtojnë rezultatin bjellorusët

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh të dyfishtë kundrejt Bjellorusisë.

16:31
Hunj dhe karrige/ Pamje nga sherri në Stamboll, zbulohet shkaku… (VIDEO)

Vendosja e një antene celulari mbi shtëpinë e një banori në lagjen Esneyurt në Stamboll, ka shkaktuar një konflikt të dhunshëm mes banorëve.

16:23
‘Shpërthen’ Cikalleshi/ I shënon super gol me kokë Bjellorusisë

Sokol Cikalleshi ka zhbllokuar shifrat në ‘Air Albania’, duke shënuar një supergol me kokë kundrejt Bjellorusisë.

16:23
Miliarderja shfaqet “hot”, pozon pranë makinës 3 milionë dollarë dhe super rezidencës (FOTO)

Ajo njihet për pozat e saj seksi dhe provokuese. Është fjala për modelen e famshme, Kylie Jenner, e cila nuk e ka aspak problem që me fansat e saj të ndajë poza “hot” dhe të ekspozojë format bombastike.

16:18
Olta Gixhari poston foton duke ushqyer me gji Amar, por vëmendjen e merr… (FOTO)

Aktorja e njohur Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 gusht.

16:16
COVID19/ ‘Shpërthejnë’ infektimet, tjetër rekord negativ në Shqipëri! 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 711 qytetarë.

16:13
​Nis ndeshja Shqipëri – Bjellorusisë, sfidë vendimtare për të dy skuadrat

Ka filluar ndeshja vendimtare ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ndeshje kjo vendimtare për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C.

16:11
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë takon Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot, më datë 18 nëntor 2020, në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e Rumanisë në vendin tonë, Mircea Perpelea, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.