Veliaj uron Kombëtaren: Fitore e merituar, na bëni të ndihemi krenarë dhe urime për ngjitjen në Ligën B

18/11/2020 18:21

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për suksesin e arritur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se djemtë na bënë të ndihemi krenarë sot ndërsa i uron dhe për ngjitjen në Ligën B.

“Bravo Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj për golat e shënuar.  Një tjetër fitore e merituar nga çunat e Kombëtares.  Faleminderit që na bëni të ndihemi krenarë dhe shumë urime për ngjitjen në Ligën B. Forca çuna”, shkruan Veliaj

Top Channel