Vendosja e një antene celulari mbi shtëpinë e një banori në lagjen Esneyurt në Stamboll, ka shkaktuar një konflikt të dhunshëm mes banorëve.

Mediat turke theksojnë se banorët përreth kundërshtojnë vendosjen e antenës me argumentimin se ajo i dëmton shëndetin, ndërsa pronari i shtëpisë këmbëngul në të kundërtën duke synuar përfitimin e të ardhurave nga qiraja.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë gjatë kësaj përplasjeje, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjete sociale duke shkaktuar mjaft debat.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

Top Channel