Një modele e rrjetit Instagram ka marrë komente përçmimi e zemërimi nga grupet e mbrojtjes së kafshëve për pozat e zhveshura mbi një elefant, por ka vazhduar të postojë pamje nga udhëtimet e saj luksoze megjithë debatin e shkaktuar.

Jessica Rast, modele e revistës Miss Maxim thotë se fotot e saj frymëzohen nga natyra dhe gjatë një udhëtimi në Australi e Indonezi bëri fotot e kontestuara me kafshë dhe banorë të popullsive indigjene, duke imituar sjelljet e tyre.

Ajo shpjegon: “Fotot u bënë qetësisht – kishte kujdestarë të kafshëve të cilët më ndihmuan.”

Fotot e zhveshur mbi elefant u dënua nga organizata të mbrojtjes së kafshëve si ‘Humane Society’ dhe ‘Association of Zoos and Aquariums’.

Kjo sepse shpeshherë elefantët abuzohen gjatë stërvitjes për t’u ulur dhe transportuar turistët.

Por Jessica nuk e vret shumë mendjen dhe e përshkruan sesionin e fotove të saj si “art”.

Modelja kanadeze shkruante: “Unë jam zana e pyllit. Ne jemi natyralë dhe kjo është diçka natyrale. Kjo gjë artistike ju duket odenduese? Për mua gjithçka është art.”

Jessica mburret me 328,000 ndjekësa në Instagram, dhe është kthyer në “influencuese” e rëndësishme për udhëtimet.

Muajin e fundit ajo u kthye në Bali duke bërë poza në xhungël, ndërsa ka bërë foto gjithashtu në pyjet e Amazonës, Australi, Izrael dhe në shkretëtirën e Dubai.

FOTO GALERI
1/5
Jessica Rast ka marrë komente përçmimi e zemërimi nga grupet e mbrojtjes së kafshëve për pozat e zhveshura mbi një elefant

Top Channel