Momenti i mahnitës/ Gorilla e mbyllur në kopshtin zoologjik, ndihmon zogun e plagosur të fluturojë

18/11/2020 22:12

Ky është momenti i mrekullueshëm ku një gorillë, vetë e mbyllur në një kopsht zoologjik, për piqet të ndihmojë një zog të plagosur, të fluturojë.

Pamjet janë kapur në një kopsht zoologjik në Uellsin e ri jugor, më 17 nëntor. Gorilla e madhe shihet ndërsa shkon drejt zogut të plagosur, të shtrirë në bar.

Gorilla vë kokën në toka dhe shikon zogun e vogël, ndërsa e prek atë butësisht për të mos e lënduar. Ajo më pas e shty atë butësisht, në një përpjekje për ta ndihmuar të fluturojë, por përpjekjet dështojnë.

Personi që filmoi momentin e përshkroi atë si të mrekullueshëm ndërsa tha: “Ishte e mahnitshme të shihje një kafshë kaq të madhe të sillej aq butësisht. Ajo shkoi te zogu dhe u përpoq ta ndihmonte të fluturonte. Pasi përpjekjet dështuan, u largua, por pa e lënduar zogun”.

Top Channel