“Basha të dorëzojë kasetën”/ Flet Safet Krasniqi, njeriu që e ndihmoi Bellanicën të xhironte masakrën: Do të përdoret kundër Serbisë

18/11/2020 19:40

Milaim Bellanica nuk ishte i vetëm kur xhiroi një pjesë të trupave të vdekur në masakrën e Krushës së Madhe.

Në mesditën e 27 marsit të kobshëm të 99-ës, me të nga fshati Nagovc mori rrugën edhe Safet Krasniqi dhe pesë persona të tjerë.

Ata u nisën në drejtim të Krushës për t’i ndihmuar Bellanicës në xhirimin e kufomave dhe më pas varrosjen e tyre.

Për këtë Safeti thotë se është në gjendje të dëshmoj krah Bellanicës kudo qoftë nevoja.

Ndërsa nga Lulzim Basha kërkon që të paktën të tregoj se ku e ka dorëzuar kasetën në mënyrë që e njëjta të gjendet dhe të përdoret kundër shtetit serb.

Në këtë fshat shteti serb përveç që kishte kryer masakër, kishte zhdukur edhe trupat e dhjetëra personave, disa prej të cilëve i kishte xhiruar Bellanica.

Top Channel