Kreshnik Spahiu në “Open”: Berisha ka hedhur më shumë akuza ndaj Thaçit se sa gjyqtari i Hagës

18/11/2020 22:55

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi daljen para Dhomave të Specializuara të ish-eksponentëve më të lartë të UÇK-së, ndër të cilët, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Analisti Kreshnik Spahiu, i cili është i ftuar në emision përmes një lidhje “Skype”, tha se rrota e historisë këto 20 vite ka ndryshuar dhe në bangën e të akuzuarve është vendosur viktima. Ai tha ndër të tjera se në këtë çështje ka edhe element shqiptar, ku citoi reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Sipas Spahiut etiketimi i bërë nga Berisha duke e cilësuar ish-presidentin kosovar si terrorist është më i rëndë se sa ajo e bërë nga gjyqtari i Hagës.

“Unë kam një koment të shkurtër edhe për të mbështetur edhe për të debatuar me profesor Milon që jemi miq të vjetër dhe kemi konsiderata. Tani pse është shqetësuese ky fakt dhe ku lidhet me çështjen madhore. I nderuar profesor pas 20 viteve luftë viktima është kthyer në bangën e të akuzuarve, 20 vite më parë kishim terroristët serb në bangën e akuzuarve, ndërsa tani shohim shqiptarët. Çfarë kanë ndodhur në këto 20 vite që rrota e historisë ndryshojë. Aleatët e Serbisë, kthyen rrotën e historisë kundër shqiptarëve, apo ka edhe element shqiptar, që me luftën e tyre brenda vetvetes, bënë që rrota e historisë të vendosë ish-komandantët e UÇK-së në bangën e akuzuesve. Sali Berisha hedh akuza ndaj Thaçit, duke e quajtur terrorist, ku jep më shumë akuza sa gjyqtari i Hagës. A jemi ne të gjithë përgjegjës me antagonizmin tonë politik ku më shumë bëhemi miq me Vuçiç se sa me Albin Kurtin. Kjo na ka katandisur të shkojmë në këtë pikë. Unë nuk mendoj që Basha ka qenë spiun serb”, tha Spahiu.

 

Top Channel