Beteja e komandantëve të UÇK-së/ Milo në Open: Kemi një precedent pozitiv, jam optimist për fitoren e betejës

18/11/2020 21:51

Katër ish-komandantë të UÇK-së vazhdojnë betejën në Gjykatën e Hagës, çështje që ka shkaktuar debate të forta në Shqipëri dhe Kosovë.

I ftuar në “Open” në Top Channel, profesori Paskal Mio tha se nuk duhet të ngutemi të paragjykojmë gjykatën e Hagës në këto moment.

“Unë besoj se nuk është momenti të paragjykojmë gjykatën në këto moment. Unë jam optimist se komandantët do të shpallen të pafajshëm.

Kemi një precedent pozitiv. Limaj dhe Haradinaj janë ballafaquar më herët më këtë gjykatë dhe e kanë fituar betejën. Unë jam optmist për fitoren e tyre”- tha Milo.

 

Top Channel