Surpriza e Mevlanit për Sindin/ Melisa bëhet “xheloze”, reagon djali nga Kavaja: Ti më le në parkim…

18/11/2020 18:37

E mërkura e “Për’Puthen” nisi me një surprizë. Mevlani ftoi në një vallëzim Sindin, duke thënë se ajo i ka lënë tepër mbresa dhe ka krijuar një pëlqim. Ndërkohë vallëzimi romantik, bëri “xheloze” Melisën, vajzën që Mevlani ka dalë në takim së fundmi.

Ajo tha se Melvani në takimin me të, ka thënë që e kanë akuzuar si një person të lëkundur, ndërsa me surprizën e bërë për Sindin, sipas Melisës, ai e vërtetoi këtë. Ndërsa Melvani tha se si ai, ashtu sikurse edhe Melisa, janë në emision për t’u njohur për të gjithë personazhet, andaj, ai e konsideroi të “justifikueshme” veprimin e bërë.

Melisa: Jo nuk u ndjeva e ofenduar. Kur ishim në takim më ka thënë që jam i lëkundur. Unë nuk mund të kem të njëjtën afrimitet me Fatjonin si me ty.

Mevlani: Nuk do të më thoje siç më the do të lej pak të parkuar.

Melisa: O Mevlan, ashtu siç do njohësh ti vajzat, ashtu do të njoh edhe unë djemtë. Duhen të jenë të balancuar gjërat.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel