Pranoi surprizën e Mevlanit/ Marisi “kritikon” Sindin: Kjo quhet tradhti, takimi ynë shkoi shumë mirë

18/11/2020 18:45

Mevlani surprizoi Sindin në një vallëzim romantik këtë të mërkurë. Ky moment “i ëmbël” nuk u prit mirë nga Marisi, i cili ka qenë i ftuari i 22-vjeçares në takimin e kësaj jave.

Marisi e konsideroi si “tradhti” pranimin e ftesës së Mevlanit nga ana e Sidnit, duke thënë se në takimin që kanë pasur së bashku gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe vlerësimet janë bërë nga të dyja palët. Ndërkohë Sindi e konfirmoi se takimi i asaj dhe i Marisit ka shkuar shumë mirë, por shtoi se nuk mund të refuzonte një gjest romantik.

Marisi: Kjo quhet tradhti, sepse takimi ynë ka shkuar shumë mirë, më ka vlerësuar dhe e kam vlerësuar. Mevlani në takimin me Melisën tentoi ta puthi, kjo do të thotë që ai ka interes për të.

Sindi: Unë i them Marisit që takimi ynë shkoi mirë, por unë nuk refezoj një person që më fton për kërcim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel