“Aktor”! Andi në diskutim me Arjan Konomin: Ti nuk më njeh, ja përse i pyes vajzat për pëlqimin…

18/11/2020 19:41

Në një ambient pranë detit dhe të rrethuar nga bimësi të egër! Në këtë vend zgjodhi që ta realizonte takimin Ana Kauri dhe Andi.

Gjatë bisedës me Andin, Ana e cilësoi djalin si mjaft të kuptueshëm dhe të artikuluar, veti këto që ajo dëshiron t’i ketë tek mashkulli që do të ketë në krahë. Ndërkohë Andi, këmbënguli disa herë nëse Ana ka një pëlqim për të. Ky fakt, u komentua nga Arjan Konomi, i cili tha se këto deklarata tregojnë se Andi ka tepër komplekse në takime. Ndërsa 24-vjeçari, u shpreh se nuk është “aktor” (i cilësuar kështu nga Arjan Konomi, për shkak të sjelljes së djalit në takime), thjesht ai i bën pyetjet për të mësuar më shumë rreth vajzës që ka përballë.

Andi: Arjani më ka thënë aktor. Ai nuk më njeh fare, më sheh vetëm në një takim. Kur ai më njeh jashtë dhe më sheh ndryshe me vajzat, kjo do të thotë që jam aktor.

Arjan Konomi: Andi shfaq komplekse, dëshironte me doemos a më pëlqen ti mua. Nuk mjafton vetëm një takim, për të dhënë një deklaratë të tillë.

Andi: Jam shumë dakord, ne e diskutuam këtë punë. Ajo pjesë iku, unë përse e bëj këtë pyetje, dua të kuptoj diçka të fshehur.

Arjan Konomi: Duhet të kalosh më shumë kohë me momentin dhe jo me pyetjet.

Ana: Ti do e marrësh vesh nëse unë kam pasur një pëlqim. Kjo gjë vihet re në studio.

Andi: Vihet re dhe kjo është puna ime. Unë e kam kuptuar, ti më the që tipin tënd, artikulimin që ti ke janë gjërat kryesore që dua tek një mashkull. Unë dhe pyetjet që bëj është se dua të mësoj për femrën që do të kaloj jetën me mua.

Arjan Konomi: Ti je me bindjen se këta të duan ty dh e ke inat sepse s’ta thënë ty.

Andi: Je duke folur kot, sepse nuk kam turp ta pranoj ty.

Top Channel