Kosovë, ministrja e jashtme: Serbia po fsheh gjurmët e gjenocidit

18/11/2020 18:05

Ministrja e Jashtme e Kosovës përdori tone të ashpra kundër autoriteteve serbe duke thënë se ata po vazhdojnë t`i fshehin krimet monstruoze të kryera gjatë luftës.

Serbia, sipas saj, nuk po tregon vendndodhjen e eshtrave të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht nëpër varreza masive atje. Meliza Haradinaj-Stublla i bëri këto komente e pas gjetjes së mbetjeve mortore në 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.

Sipas Stubllës, Beogradi Beogradi ka qenë në dijeni të eshtrave të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zbardhjen e këtij krimi. Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak pranë kufirit me Kosovën e bëri të ditur më së pari drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu.

Më tej, ai u konfirmuar edhe nga  kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odallovic. Ministrja Haradinaj Stublla deklaroi se “nuk mund të ketë as dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fsheh gjurmët e gjenocidit”.

Top Channel