Gjasula pas ndeshjes: Me pak më shumë qetësi dhe me tru do të fitonim më thellë

18/11/2020 23:51

Klaus Gjasula i gëzohet suksesit me Bjellorusinë, që i siguroi Shqipërisë vendin e parë në grup dhe për rrjedhojë ngjitjen në Ligën B. Gjithsesi, mesfushori kuqezi e pranon se dy golat e pësuar erdhën prej gabimeve në mbrojtje.

“Pas 30 minutave ata krijuan hapësira në mesin e fushës. Mendoj që në të dy golat ngatërruam situatën, pra bëmë zgjedhjen e gabuar. Të gjithë luftuam, patëm shumë krosime nga kundërshtari në zonë që i hoqëm.”

Presioni në minutat e fundit: “E di që në futboll veç ekipeve të mëdha, që nuk kanë panik, të gjithë kanë. Është e vështirë, sepse ata vijnë të gjithë përpara dhe bëhesh nervoz. E rëndësishme është që e mbajtën rezultatin. Po të luanim pak me qetë dhe me tru, do ta kishim fituar me lehtë. Gjithsesi, rëndësi ka që fituam dhe pikë.

Ngjitja në Ligën B: “Nuk e kam idenë se me cilët kundërshtarë do të luajmë. Do të jetë një aventurë e bukur dhe do të shohim çfarë do të japim në fushë përballë ekipeve më të forta. Nuk duhet të themi pse u ngjitem më lart se do të jetë më e vështirë. Të përveshim mëngët dhe …”

Top Channel