Humb kontrollin dhe përplaset me një karrocë/ Divjakë, 55-vjeçari dërgohet në spital

18/11/2020 14:22

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës.

Mësohet se shtetasi A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan, duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës.

55-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel