Kundër planeve të masave anti-covid, protesta në Berlin

18/11/2020 12:40
Protesta në Berlin

Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Berlin për të protestuar kundër planeve të masave anti-covid të kancelares, Angela Merkel.

Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje për të vendosur kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.

Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike, ndërsa oficerët e policisë ndaluan demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua pozitivisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve, nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e pjesës tjetër të Evropës.

Top Channel