Autori i vrasjes së Ahmet Toskës lihet në burg: S’ka prova që e vrava unë, u ngrita nga gjumi në 08:00, ai u vra në 06:00

18/11/2020 10:51

Arrest me burg është masa që gjykata e Fierit ka marrë për autorin e dyshuar Fatmir Hoxhaj të vrasjes së Ahmet Toskës, ndodhur më 26 Tetor.

Por ndërkohë Hoxhaj nuk e ka pranuar krimin, ai tha në gjykatë se: Nuk ka prova që e kam kryer unë vrasjen.

Ai pretendoi se atë ditë është ngritur nga gjumi në orën 08.00, ndërkohë që vrasja ka ndodhur në orën 06.00.

Në hyrje të gjykatës ndodheshin familjarët e tij, të cilët i kanë folur të ndaluarit italisht dhe shqip pasi jetojnë në Itali, kur ai hyri.

Kujtojmë se rreth orës 06:00 të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, Ahmet Toska 50 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri, teksa po shoqëronte gruan për në punë.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja.

Gjyqtar i çështjes ishte Alfred Konomi ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuror Çlirim Sino.

Top Channel