126 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

18/11/2020 10:53

126 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

102 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 16 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

E gjatë 24 orëve të fundit, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm. 145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja.

Top Channel