E shtunë, 03 Tetor 2020
18:32
Michael Moore thotë se Donald Trump gënjen për diagnozën e Covid-19

Regjizori dhe aktivisti i majtë amerikan Michael Moore ka përmendur në faqen e tij në Facebook se diagnoza e koronavirusit e presidentit Donald Trump mund të jetë e rreme.

18:18
“Më ndihmoni të jetoj!”, 48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë mes sëmundjes e varfërisë

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.

18:09
Revolveri i Marsit TOZ-81, arma finale e mbijetesës e kozmonautëve sovjetikë

Armët e krijuara gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kishin forma nga më të paparashikueshmet dhe nganjëherë ishte e vështirë të dallosh ato të vërteta nga të trilluarat.

17:56
Tragjedi në Maliq/ Babai aksidenton fëmijën me traktor, ndërron jetë 5-vjeçari

Një tragjedi ka ndodhur pak më parë në Maliq.

17:40
Gjuajtësi amerikan F-35 shpërthen pas përplasjes gjatë furnizimit në ajër në Kaliforni (video)

Një gjuajtës anti-radar 120 millionë dollarësh F-35B është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në Kaliforni, teksa tentonte një furnizim në ajër me karburant me çisternën ajrore KC-130J.

17:37
Foto+Video/ Momenti i shpërthimit të kontrolluar nga IKMT i pallatit 14-katësh në Durrës

Pallati 14-katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës është shembur në mënyrë të kontrolluar pasditen e sotme nga IKMT me 130 kilogramë eksploziv.

17:36
“Ndal shpopullimit të Shqipërisë”/ Meta: Largimi i të rinjve, fatkeqësi kombëtare

Përmes një statusi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë atdheut.

17:34
Marina e SHBA e Britanisë kapin €200mln droga në detin e Karaibeve

Marina e SHBA, Britanisë dhe Holandës kanë kapur në tre operacione të përbashkëta në detin e Karaibeve 1.7 ton kokainë e 28kg amfetamina. Aksioni vjen dy ditë pasi 264kg kokainë u kapën në një tjeter operacion në të njëjtin rajon.

17:23
Regjimi i rëndë 41 bis/ Kontroll nga Avokati i Popullit pas ankesës së të dënuarve

Në kohën kur 7 të burgosurit e 41 bis këmbëngulin se nuk janë ata me të rëndësishmit e krimit në qeli dhe se nuk kanë dhënë urdhra jashtë burgut, Avokati i Popullit ka kontrolluar të dyja  regjimet dhe u ka dalë në krah sa i përket trajtimit human të kësaj kategorie.

16:57
Video/ Rruga e re në Zall-Bastar, demokrati troket gotën e rakisë me Veliajn: Të jap dorën për investimet

Gjatë turit të takimeve në Zall-Bastar, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shkëmbeu batuta edhe me një simpatizant të Partisë Demokratike.

16:50
Kombëtarja gati për tre ndeshje/ Pas miqësores me Armeninë, ndeshjet me Kazakistanin dhe Lituaninë

Përfaqësuesja kuqezi behet gati për testet e radhës; miqësoren me Armeninë dhe sfidat për Ligën e kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë.

16:46
Masakra në Paris/ Një grua dhe katër fëmijë të vrarë, i dyshuar xhaxhai

Katër fëmijë dhe një grua të gjetur të masakruar mëngjesin e sotëm në veri të Parisit me “thikë e çekiç”. Autoritetet i gjetën ato nëpër shtëpinë e tyre së bashku me armët e krimit, sipas mediave franceze.

16:33
Vuçiç: Kompromis me shqiptarët/ Presidenti serb: Jam kundër ruajtjes së konflikteve të ngrira

“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët”, ka deklaruar në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

16:25
Fondi për shqiptarët e Malit të Zi/ Nisma e Kosovës në bashkëpunim edhe Diasporën

Përveç fondit për Luginën e Preshevës, Kosova është duke u zotuar edhe për krijimin e një fondi tjetër, kësaj radhe për shqiptarët e Malit të Zi.

16:22
Karteli brutal meksikan ekzekuton tre trafikantë të El Chapo në stil “ISIS”

Tre viktimat raportohet se kishin lidhje me kartelin meksikan Sinaloa, të udhëhequr nga El Chapo deri para ekstradimit dhe burgosjes së tij vitin që shkoi. Ata ishin zhveshur dhe ekzekutuar nga karteli brutal Jalisco New Generation.

16:19
Trump mori një “koktej eksperimental antitrupash”/ Për çfarë bëhet fjalë?

Presidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane “Walter Reed” pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, ka njoftuar më herët Shtëpia e Bardhë.

16:09
200 pacientë në spitalet ‘COVID’, 152 raste të reja dhe 3 të vdekur nga koronavirusi

Gjatë ditës së sotme janë prekur 152 persona me COVID-19,ndërsa kanë ndërruar jetë 3 të tjerë.

16:06
Qendra e re për të rinjtë “Tumo Center” përkohësisht tek Air Albania, më pas në Piramidë

Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës.

16:00
Kina prezanton dronin shkatërrimtar me raketa të komanduara dhe granata-lëshues

Ushtria kineze ka prezantuar së fundmi në një video një dron luftarak me 12 helika të pajisur me granatalëshues dhe raketa të udhëhequra me lazer.

15:58
Sekretet e flotës ushtarake sonte në “Gjurmë Shqiptare”, misionet e fshehta deri në Gjilbratar dhe Maltë

Si u ngrit gjatë periudhës së komunizmit flota luftarake detare ? Anijet e para, bazat ushtarake, marrëveshjet pak të njohura…

15:57
3 viktima brenda 24 orëve të fundit/ Covid-19, kjo është situata në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 630 numrin e viktimave nga ky virus.

15:46
Maqedonia po dëmton liqenin e Ohrit bie niveli i ujit, por në liqen shfaqen për herë të parë flamingot

Liqeni i Ohrit i cilësuar si më i vjetri me Europë dhe me një biodiversitet te rrallë edhe ketë vit po përballet me rënie të nivelit.

15:41
Policia mbikëqyrje jo përgjime/ Ndryshon projektligji për policinë e shtetit

Plani i Ministrisë se Brendshme për të nisur përgjimet ambientale dhe ato telefonike u rrëzuan pasi në projektligjin për policinë e shtetit që po diskutohet ne kuvend, drafti i pare është ndryshuar duke hequr fjalët, përgjime dhe duke i zëvendësuar ato me mbikëqyrje.

15:39
Katër fëmijë mes 5 të vdekurve në sulmin me çekiç e thikë në Paris

Pesë njerëz duke përfshirë katër fëmijë janë gjetur të vdekur sot në një shtëpi në Paris pas raportimeve për një sulm me thikë e me cekiç.

15:37
Pamje të frikshme! Shembet një urë, 9 persona të zhdukur/ Reshje të mëdha shiu në Francë (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë edhe rajone të Francës, ku nëntë persona u raportuan të zhdukur në zonën juglindore të vendit, pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa 850 zjarrfikës janë vënë në lëvizje.

15:31
SHBA do ndërtojë HEC Skavica/ Firmoset marrëveshja nga Rama dhe nën sekretari amerikan për energjinë

Me mbështetjen e SHBA, Shqipëria është afër bërjes realitet të ëndrrës 50 vjeçare për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

15:24
Kredi me probleme/ 387 milionë euro shtyrja e kësteve, zbuti efektin negativ të krizës së pandemisë

“Kreditë me probleme shënuan një rënie të lehtë gjatë pjesës së parë të vitit, si rrjedhojë e masave të marra nga Banka e Shqipërisë për shtyrjen e kësteve të huave si mbështetje ndaj bizneseve dhe individëve të prekur më rëndë nga kriza.”

15:15
3 të zhdukur! Përmbytje në veriun e Italisë, situatë kritike prej motit të keq

Moti i keq ka përfshirë pjesën veriore të Italisë, duke sjellë dëmtime të shumta.

15:10
I infektuar me COVID, Trump i lajmëron të gjithë për gjendjen: Jam mirë!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi i lajmëroi të gjithë me anë të një postimi në Facebook. Ai u dërgua në spital ditën e sotme.

14:52
Rama, thirrje për Vuçiç! I kërkon të dënojë ministrin Vulin për deklaratat e “Shqipërisë së Madhe”

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin ka bërë një deklaratë për atë që e ai e quan rreziku i Shqipërisë së Madhe.

14:50
Klinika përrallore ku po kurohet presidenti Trump/ Spital si “Shtëpia e Bardhë”

Ditën e djeshme, presidenti i Amerikës, Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus.

14:32
​Veteranët e UÇK-së kundërshtojnë arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së

Të padrejta e spektakël po i quajnë arrestimet nga Gjykata Speciale të udhëheqësve të OVL-UÇK-së veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës të Zonës së Nerodimës.

14:22
Po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Korçë, 4 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Katër shtetas ranë në pranga në Korçë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm.

14:10
Çfarë do të ndodhë nëse Trump sëmuret rëndë?

Vetëm disa javë larg zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus.

14:02
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Urës Vajgurore: Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore në Urën Vajgurore, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

13:51
Rusi, mbi 1 milion e 200 mijë të prekur nga COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.204.502, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.251.

13:37
I pari që firmoset pas vitit 1992/ Shqipëri – SHBA, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik (detajet)

Shqipëria dhe SHBA u angazhuan sot që të rrisin bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, investimeve të ndërsjellta dhe tregtisë.

13:34
Drogë, armë, municion luftarak/ Arrestohen 2 të rinj në Vlorë

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, teksa vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

13:27
Siç premtoi Luana Vjollca: Sonte “Shiko Kush LUAN” vjen me surpriza të mëdha!

“Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës u rikthye sërish me rekorde shikueshmërie edhe këtë sezon të katërt duke kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në YouTube.

13:21
“No time to die”/ Bondi i ri shtyhet sërish

Dalja nëpër kinema e filmit të ri james Bond, është shtyrë sërish. Premiera e No Time To Die, ishte shtyrë më herët nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.

13:09
Plazh në tetor/ Bjellorusët dhe moldavët s’kanë ftohtë, nuk i ndahen Vlorës!

Turistët vendas por dhe të huaj që akoma i shikojmë në bregdet dhe këtë fundjavë të parë tetori ,tregojnë qartë që muajt e sezonit veror në qytetin turistik të Vlorës janë rritur.

12:57
Tiranë/ Ndalohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim, arrestohen dhe 3 të tjerë

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, si dhe janë arrestuar në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.

12:48
Laç/ Përplasen dy makina, i i moshuari niset me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh autostradën me qytetin e Laçit.

12:47
Lojërat e fatit/ Arrestohet 51-vjeçari në Elbasan, policia kontroll në lokalin e tij

Një 51-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, teksa vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

12:41
Dy të arrestuar në Krujë dhe Durrës, ja akuzat

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia për vepra të ndryshme penale.

12:38
Erion Veliaj paditet në gjykatë për shpifje ndaj Lulzim Bashës

Partia Demokratike paditi në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke kërkuar dënimin e tij për ato të cilësuara si shpifje të përsëritura kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

12:37
“Jul Çezari” në kalanë e Elbasanit/ Aktorët në natën e katërt të festivalit të teatrit: Na mungon skena

Nata e katërt e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “skampa 2020” vuri në skenën e improvizuar në kalanë e Elbasanit tragjedinë “Jul Cezari” të Uilliam Shekspir.

12:33
Nuk ka abone për studentët/ Tiranë, studentët: Na janë shtuar kostot

Në kioskat ku shiten abonetë nuk gjen abone studenti. Të rinjtë ankohen se edhe pse universitetet kanë qenë të hapura gjatë verës për të përsëritur njohuritë e marra gjatë mësimit online kur institucionet arsimore u mbyllën prej situatës së koronavirusit.

12:27
Kultivuesi i mollëve/ Fermeri Rakip Kaja investoi pas emigracionit

Rakip Kaja 66 vjeç, nga Gjorica, qendër e njësisë amministrative e bashkisë Bulqizë, ka ndërtuar ekonominë e tij familiare duke u marrë me frutikulturë.

12:24
Vuçiç: Ne duam një kompromis me shqiptarët

Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët, ka deklaruar të shtunën në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

12:12
Firmoset marrëveshja/ Nënsekretari Krach: Skavica projekt historik, do të sjellë energji të pastër në Shqipëri

Nënsekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin ka mbërritur në Tiranë Keith Krach ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

12:09
Indi, shkon në mbi 100 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Me vdekjen e 1.069 personave në Indi në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin në vend ka shkuar në mbi 100 mijë.

11:56
Marrëveshja për HEC-in e Skavicës/ Rama me Nënsekretarin e Shtetit të SHBA: Realizohet një ëndërr 50-vjeçare

Nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin ka mbërritur në Tiranë ku mbajti takime me presidenetin Meta dhe kryeministrin Rama.

11:36
“Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun”/ Presidenca për Ramën: Po shmang vëmendjen nga aferat skandaloze

Rëndohet debati mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Pas akuzave të Ramës se Meta “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”, reagoi zëdhënësi i presidentit.

11:24
Durrës/ Moti i ngrohtë, fluks drejt bregdetit

Moti i ngrohtë i kësaj të shtune e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.

11:17
Foto/ Ushtria azerbajxhanase shkatërron autoblindat e ushtrisë armene

Ushtria azerbajxhanase shkatërroi një numër të madh të automjeteve të blinduara që i përkisnin ushtrisë armene në operacionin e nisur për të çliruar territorin e pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:12
Gjermani/ Festimet e 30-vjetorit të bashkimit nën hijen e Coronës

Gjermania feston. Më 3 tetor 1990 mori fund ndarja e saj në dy shtete. Për shkak të pandemisë festimet janë reduktuar. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman një detyrë të së ardhmes.

11:04
Zbulohet lista për 3 ndeshjet e Kombëtares me Armeninë, Kazakistanin dhe Lituaninë

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja publikoi listën e të grumbulluarve për  ndeshjen miqësore me Armeninë në 7 tetor dhe ato të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë në 11 dhe 14 tetor.

11:01
​Hoti: Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, ka thënë se ky shtet është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

10:49
SHBA dhe BE vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, më 2 tetor vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përgjegjës për mashtrimet në zgjedhjet presidenciale të gushtit dhe goditjes brutale ndaj protestuesve dhe anëtarëve të opozitës.

10:40
Do shembet sot! 130 kg eksploziv për të kthyer në “pluhur” pallatin 14 kate në Durrës

IKMT po përgatit 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës.

10:34
Tirana hyn në epokën digjitale, gati “Tumo Center”, Veliaj: Këtë muaj fillojmë punimet te Piramida

Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës.

10:12
“Berisha e Meta përdorën Kullën, për ‘fakenews-in’ për mbetjet toksike”/ Reagon Rama: Çfarë shëmtie! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbardhjes së dokumenteve nga “Gazeta Shqip” të mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

10:07
Turqia e sigurt: Azerbajxhani ka fuqinë të rimarrë tokat e veta, por ne nuk hezitojmë për mbështetje

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia, në rast se kërkon Azerbajxhani, nuk do të hezitojnë të japin mbështetje.

09:59
OBSH miratoi testin e dytë të shpejtë për koronavirusin, epidemiologu tregon përparësitë dhe si do funksionojë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se miratimi nga OBSH i testit të dytë të shpejtë për koronavirusin, që e jep përgjigjen brenda maksimumi 30 minutash është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë.

09:49
30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë/ Ruç dhe Meta mesazh

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar Presidentin e Bundestagut Schäuble me rastin e Ditës së Ribashkimit: Gjermania lokomotiva politike, ekonomike dhe morale e Europës

09:44
Pas Trumpit, koronavirusi përhapet në mesin e republikanëve

Një grup i rrethit të ngushtë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke ngritur shqetësimet për një shpërthim të madh në mesin e figurave kryesore të qeverisë.

09:32
30 vjet nga Bashkimi Gjerman/ Zigraf mesazh, flet dhe për 25 prillin: Shumë duhet bërë ende, të vazhdohet me frymën e “5 qershorit”

Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf mbajti një fjalë ku i mëshoi marrëdhënieve mes dy vendeve.

09:24
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një shtëpi, detajet

Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 08:50, në rrugën “Idriz Dollaku”, në Tiranë në oborrin e baneses private të shtetasit N.H.

09:17
Mjekët: Trump po ecën mirë, fillon trajtimi me Remdesivir

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:05
Plas sherri në lokalin në Elbasan, të cilit në gusht iu vu tritoli (detajet)

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në një lokal të njohur në Elbasan.

08:52
Tropojë/ Iu gjetën 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 62-vjeçari

Një operacion antidrogë është finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ku u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike kanabis dhe bimë kanabis.

08:47
Pas shtrimit në spital/ Trump flet për gjendjen e tij shëndetësore: Mendoj se…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë mesazhin e parë nga spitali, aty ku po qëndron për t’u trajtuar për Covid-19.

08:39
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me bordurën (detajet)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

08:30
Ekspertët: Mosha dhe pesha e Presidentit Trump, faktorë në përballjen me COVID-19

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë.

08:23
Transnistria: Familje të shkatërruara, fëmijë pengje

Në zonën separatiste të Transnistrisë në Republikën e Moldavisë, zgjedhja e një shkolle nuk ndan vetëm familjet. Prindërit që zgjedhin shkollën “e gabuar”, mund të bien në shënjestrën e KGB-së lokale.

08:18
Gjermania e ribashkuar – e përgatitur për të ardhmen

Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme nga e cila përfiton Evropa. Tregimi lindor për ribashkimin sivjet ka përballë tregimin perëndimor, shkruan Auron Dodi.

08:14
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Presidenti Trump “i lodhur, por në gjendje të mirë”

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, “mbetet i lodhur por në gjendje të mirë” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të vetme të një trajtimi që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit.

08:09
Covid-19! Vjeshta erdhi!

Pandemia e Covid- 19 ka shpërthyer në mbarë Globin prej më shumë se shtatë muajsh, përfshirë edhe vendin tonë dhe ende personeli shëndetësor ka shumë të panjohura për këtë virus.

07:51
Temperatura deri në 29 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

07:07
VOA: Çfarë ndodh në zgjedhjet presidenciale nëse një nga kandidatët vdes?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shtruar në spital pak orë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

06:50
Ekspertët: Mosha dhe pesha e Presidentit Trump, faktorë në përballjen me COVID-19

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë. Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Por mjeku thotë se të dy ata “janë mirë në këtë moment”.

06:30
Raporti i Freedom House: COVID-19 përkeqësoi gjendjen e demokracisë në gjithë botën

Organizata Freedom House thotë se pandemia COVID-19 ka thelluar krizën për demokraci në të gjithë botën, duke u kthyer në një justifikim për qeveritë për të manipuluar zgjedhjet, për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe medias dhe sabotuar përgjegjësinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe shëndetin publik.

06:16
Njihuni me lëngun e fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka dhe tëmth, si ta përgatisni

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.

05:53
Supervlerat e 2 vezëve në ditë, mësoni benefitet në organizëm

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara. A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

05:38
Stresi/ Simptomat që nuk duhet të injoroni dhe ndikimi në organizëm

Stresi i tepërt mund të shkaktojë një sërë pasojash në organizëm, duke prekur imunitetin të parin e më pas sisteme të tjera. Simptomat e stresit janë shumë tinëzare dhe mund të anashkalohen apo injorohen shumë lehtë deri sa të jetë shumë vonë. Në këtë artikull të AgrWeb.org do të mësoni për disa prej simptomave më të forta të stresit që nuk duhen anashkaluar.

05:22
Si ndikon mbipesha tek shëndeti i trurit dhe kujtesa

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën.

05:05
Zbuloni si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – Çfarë duhet të bëni

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve. Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të cilave i referohet AgroWeb.org, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

04:44
Reuters: Komisioni i administratës për zbatimin e ligjit, i qortuar që në fillim për procesin jotransparent

Një gjykatës federal ndaloi të enjten punën e një komisioni të strukturave të zbatimit të ligjit të krijuar nga administrata Trump, duke thënë se kishte shkelur ligjin për dëgjesat publike. Por sipas dokumetave të siguruara ekskuzivisht nga agjencia e lajmeve Reuters komisioni ishte paralajmëruar prej anëtarëve të tij se po linte jashtë mendimin e publikut.

04:22
SHBA: 27 nga 50 shtete me rritje të rasteve me COVID nga gushti në shtator

Njëzet e shtatë shtete amerikane nga 50 gjithsej pësuan një rritje të infeksioneve të reja me COVID-19 gjatë muajit shtator. Sipas një analize të agjencisë Reuters që bën një krahasim me situatën që paraqitej një muaj më parë (gusht) rritja më e madhe u shënua në shtetin e Uiskonsit prej 111 për qind.

03:59
A përbën kërcënim koronavirusi në distancë mbi dy metra?

UASHINGTON – A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri? Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla.

03:40
Nënpresidenti Pence dhe roli i tij marrin vëmendje

Nënpresidenti Mike Pence, i cili vjen i dyti në radhë në Zyrën Ovale nëse presidenti bëhet fizikisht i paaftë, u testua të premten negativ për COVID-19, pak orë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se ishte infektuar dhe hyri në karantinë. Testimi pozitiv i Presidentit Trump, ka nxjerrë në qendër të vëmendjes Nënpresidentin Pence, ish-ligjvënës konservator, i cili ka qenë një nga të paktat figura që i ka rezistuar ndryshimeve të pandërprera në administratën e presidentit republikan.

03:19
Premtimi i Macron: Luftë separatizmit islamik

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar planet për ligje më të ashpra për të luftuar atë që ai e quajti separatizëm islamist dhe mbrojtur vlerat laike. Në një fjalim, ai tha se një pakicë e rreth 6 milionë myslimanëve të Francës rrezikojnë të krijojnë një anti-shoqëri.

03:00
U ndëshkua nga Bashkimi Europian, Bjellorusia sanksione bllokut

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kapërcyen një ngërç diplomatik të premten dhe vendosën sanksione ndaj Bjellorusisë pas disa orësh bisedimesh të nivelit të lartë. Ata siguruan gjithashtu Qipron se do të ndëshkonin edhe Turqinë nëse vazhdon eksplorimin për naftë dhe gaz në pjesë të debatueshme të Mesdheut.

02:40
Pompeo nga Kroacia: SHBA e angazhuar në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një konferencë për shtyp në fund të një mini turneu europian se Shtetet e Bashkuara, do të mbeten të angazhuara në ballkan. Pas vizitës në Greqi, Itali dhe Vatikan, Pompeo bëri një ndalesë disa orëshe në Dubrovnik, për tu takuar me liderët e vendit.

02:15
Rriten infektimet/ Parisi rrezikon kthimin në izolim

Parisi rrezikon të kthehet në izolim javën e ardhshme pasi qeveria franceze tha se pandemia e koronavirusit po përkeqësohej në kryeqytet. Prej tre ditësh, Parisi e ka kaluar kufirin që e vendos atë në kategorinë e rrezikut maksimal – tha ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran. Niveli i rrezikut maksimal arrihet kur shkalla e infektimeve arrin në 250 për 100 mijë njerëz, të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me koronavirus dhe infektimet mes të moshuarve kalojnë 100 për 100 mijë banorë.

01:59
Honda braktis Formula 1, humbja e shikueshmërisë çon në reduktimin e shpenzimeve

Honda do të tërhiqet nga Formula 1 në fundin e sezonit të ardhshëm. Partneri motorik i Red Bull-it vendos në këtë mënyrë që të largohet nga bota e Formulës 1, pikërisht në fundin e vitit 2021. Një lëvizje e tillë i shtrëngon drejtuesit e skuadrës austriake për të gjetur një furnitor të ri, por mbi të gjitha duke filluar që nga viti 2022 Formula 1 reduktohet në vetëm tre marka gjithsej, Ferrari, Mercedes dhe Renault. Drejtuesit e Honda-s e justifikuan një vendim të tillë me transformimin e kuptueshëm që është duke pësuar gjithë industria e makinave, për shkak të shkëputjes nga motorët me djegie të brendshme. Për hir të së vërtetës Formula 1 është vërtet shumë e kushtueshme dhe dominimi absolut i Mercedesit, e për rrjedhojë edhe fitoret e mërzitshme të britanikut Lewis Hamilton, në mënyrë të pritshme kanë ulur ndjeshëm interesin për këtë sport.

01:41
Çfarë ka thënë Trump për virusin/ Nga refuzimi i maskës, rekomandimi i ilaçit dhe infektimi me Covid-19

Pas muajsh të tërë minimizimi të virusit, pasi refuzoi të mbante maskë dhe pasi zhvilloi tubime të shumta elektorale në një kohë kur koronavirusi përhapej në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

01:17
Albumi i ri i Bon Jovit, këngë për pandeminë, dhunën racore dhe atë policore

Jon Bon Jovi ka shtypur butonin e nxehtë të problemeve sociale në Amerikë, në 2020-albumin e tij të 15 në studio ku ai është ndalur tek pandemia e koronavirusit, marrëdhëniet mes racave, dhuna policore, por ai thotë se ai thjeshtë bën pyetje dhe nuk merr anë. “Unë përpiqem ta konsideroj veten një dëshmitar i historisë. Dhe nëse unë jam një dëshmitar i historisë mund të shkruaj faktet dhe ndoshta mund të bëj pyetje. Por këtu unë dua të ndalem.

00:53
“Klubi” i liderëve pozitivë/ Politikanët më të rëndësishëm të botës të infektuar me Covid-19

Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë globin, ai nuk ka kursyer liderët botërorë. Me testin pozitiv të koronavirusit, presidenti Donald Trump i bashkohet radhëve të të tjerëve si psh kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti i brazilit, Jair Bolsonaro etj.