Presidenti francez, Emmanuel Macron rezulton pozitiv me COVID-19

17/12/2020 10:44
Muftiu Mezhiyev akuzon Macron se “qëllimisht nxit muslimanët drejt veprimeve provokative, duke kthyer një profesor të çmendur, në një hero kombëtar”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij. 42-vjeçari bëri testin pasi iu shfaqën simptomat dhe tani është i izoluar për shtatë ditë – tha pallati i Elizesë në një deklaratë për shtyp. Macron është ende në detyrën e drejtimit të vendit dhe do të punojë në distancë – tha një zyrtar.

“Presidenti i republikës ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sot”, tha pallati i Elizeut mëngjesin e të enjtes. “Kjo diagnozë u bë pas një testi PCR të kryer pas shfaqjes së simptomave të para”.

Nuk është e njohur se si Macron mund ta ketë marrë virusin, por zyra e tij tha se po identifikonte të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të për ti informuar për situatën.

Franca këtë javë vendosi ndalimin e qarkullimit gjatë natës në përpjekje për të frenuar [përhapjen e infektimeve atje. Ka më shumë se 2 milionë raste të konfirmuara në vend që nga fillimi i pandemisë me më shumë se 59400 viktima, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

Top Channel