Arsenal zhytet në krizë, Everton befason Leicesterin, Leeds rikthehet te fitorja

17/12/2020 01:01

Vijon kriza e rezultateve te Arsenali, që nuk fiton që prej 1 nëntorit në transfertën ndaj Manchester United, pasi pasditen e sotme nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Emirates Stadium” ndaj Southampton.

Theo Walcott shënoi në minutën e 18′ për miqtë, ndërsa Arsenal barazoi në fillim të pjesës së dytë me kapitenin Aubameyang, por më pas sfida u komplikua për “topçinjtë”, pasi braziliani Gabriel u ndëshkua me karton të kuq.

Në 13 ndeshje Arsenali ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje, teksa renditet në vendin e 15 me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Southampton ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 24 pikë.

Pas dy humbjeve radhazi, Leeds United reagon mjaft mirë dhe mposht Newcastle me rezultatin e thellë 5-2. Bamford, Dallas, Rodrigo, Alioski e Harrison shënuan për skuadrën e Bielsës, që u ngjit në kuotën e 17 pikëve.

Vijon të bëjë mirë edhe Evertoni i Carlo Ancelottit, që sot triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester. Braziliani Richarlison dhe Holgate shënuan për skuadrën nga Liverpool, që me fitoren e sotme ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë.

Top Channel