Një banese në zonën e Saukut në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Sipas policë në banesën e cila është në pronësi të shtetasit me iniciale I.Llb, ka vetëm dëme materiale.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur evakuimin e banorëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel