“Më morën në telefon për babanë”/Arben Manaj nga Londra: Po humbim jetë! Britania, vendim të duhur për miratimin e vaksinës

16/12/2020 22:54

Korrespodenti i Top Channel Arben Manaj në Londër tha se vendimi që Britania mori për miratimin e vaksinës ishte më i duhuri.

Vetëm brenda një jave tha ai, atje janë vaksinuar 138 mijë persona, ndërsa tha se në radhe është dhe babai i tij pasi autoritetet e kishin marrë në telefon.

“Më thanë që të dielën që babai është në radhë për të bërë vaksinën, kjo tregon se sa seriozisht po punohet. 138 mijë njerëz janë vaksinuar për një javë dhe Britania ka harxhuar 11.7 miliardë stërlina për vaksinat, që është një shumë marramëndëse.

Brexit ka qenë një ogur i mirë ndoshta. Po vdesin njerëz, duhet kuptuar kjo, Britania e miratoi e para, dhe bëri shumë mirë.
Është e rëndësishme pragmatizmi, covax për të gjithë, secili për vete.

Po humbim jetë njërzore, edhe me Kinën pse jo mos të bëjmë marrëveshje, t’i lëmë burokracitë. Mos harroni se shqitarët po paguajën chartera për tu kuruar. Shqipëria ka avantazh se është vend i vogël”, tha Manaj.

Top Channel