Lajmi i fundit
Ministria e Turizmit bën bilanci i sezonit turistik veror: 8.3 milion vizitorë nga janari në shtator, tetori vijon të jetë në 70% i prenotuar
Ministrja Kumbaro: Bizneset sot janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Bashkitë të monitorojnë territorin

Një qytetare nga Elbasani rrëfen për emisionin Fiks Fare se nuk mund të qëndroj dot në asnjë vend pune sepse e pushojnë. Arsyeja sipas saj është ish kunati i saj i cili vazhdimisht e përndjek dhe këtë e bën për arsye xhelozie.

Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën nga ish kunati i saj janë veprimet e turpshme poshtë ballkonit të shtëpisë së saj dhe për këtë ka fakte filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së banesës.

Qytetarja tregon se kunati pavarësisht se ka precedent të mëparshëm penal është pjesë e policisë bashkiake. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale ” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, por kjo nuk e ka penguar për të gjetur punë si polic bashkiak. Zonja kërkon nga Fiksi drejtësi sepse i është drejtuar disa herë bashkisë me këtë ankesë, por nuk ka marrë kurrë përgjigje.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare pas ankesës të marrë nga qytetarja i drejtohen Inspektoriatit të Ndërtimit dhe Urbanistikës në Elbasan prej të cilit është në varësi policia bashkiake.

Kryeinspektori Leli Kraja duke falenderuar emisionin investigativ Fiks Fare për rrëferimin e këtij rasti thotë se polici në fjalë do të marrë menjëherë pezullimin nga puna dhe do qëndrojë i pezulluar deri në mbledhjen e plotë të dokumentacionit. Gjithashtu kryeinspektori Kraja shprehet se nuk ka dijeni për dënimin që ka marrë polici bashkiak nga gjykata si dhe për ankesat e qytetares drejtuar në bashki për këtë efektiv të policisë. Kryeinspektori u premton gazetarëve të emisionit Fiks Fare se menjëherë do veprohet për rastin e referuar të policit bashkiak.

Top Channel