“Kryeministri erdhi nga SHBA-ja me trastën bosh”/ debat në Open mes Tritan Shehut dhe Gjergj Kojës

16/12/2020 22:00

Vaksina anti Covid-19 ende nuk është shpërndarë në të gjithë botën, duke qenë se janë disa lloje dhe asnjëra nuk është 100% e sigurtë. Në disa vende ka filluar injektimet e para dhe po shihet se si do reagojë trupi i njeriut.

Se kur do të mbërrijnë vaksinat në vendin tonë kjo nuk dihet, por ekspertët e shëndetit janë shpresëplotë se do fillojë në muajt e parë të 2021.

Ky debat tashmë është zhvendosur në studion në Open në Top Channel, ku eksperti i Shëndetit Publik, ish-ministri Gjergj Koja është përplasur me ish-ministrin Tritan Shehu.

Shehu: Nuk e besoj që vaksina do vijë në 2021 sepse Rama tallej me njerëzit që mbanin maska. Tha do vete për vaksinat dhe kthehet me trastën bosh.

Koja: Ti prisje të vente Rama në SHBA dhe të vinte me trastën plot me vaksina? (nënqesh)

Shehu: Mos bëj avokatin e Ramës dhe mos bëj zhurmuesin aty.

Koja: E para mos fyej se e shoh që të paskan lënë nervat dhe e dyta fol me edukatë se jemi kolegë bashkë. Mos më bëj mua përr përr përr.

Shehu: Mos bëj zhurmuesin.

Koja: Ju po bëni sport politik me vaksinimin. Do e kemi muajt e parë dhe lëreni politikën. Është përgjegjshëmi kjo që po bëjmë ne dhe jo politikë.

Shehu: O Vasili hiqeni atë zhurmuesin.

Koja: Kontrollo gjuhën ore se po flasim si kolegë bashkë lëri ato fyerje.

Shehu: Ik bëji fyerjet atje ku të nxorrën… mos kalo në fyerje flasim profesionalisht. Shqipëria nuk ka një kontratë dhe nuk ka një datë të saktë.

Rakacolli: Nuk ka ende një vaksinë të certifikuar ndaj s’ka një datë fikse.

Shehu: Covax është një kompani që furnizon vendet e pazhvilluara. Rakacolli: Je i pasaktë.

Top Channel