Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e dytë të vizitës në Tiranë me një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci.

Takimi është i mbyllur për media ndërsa nuk do të ketë as deklarata pas tij, pasi Osmani do t’i drejtohet deputetëve nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë në mesditë.

Paraprakisht, presidentja në detyrë do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tiranë, ndërsa pasdite është i planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

Top Channel