OBSH thirrje europianëve: Maska edhe kur të jeni me familjen

16/12/2020 20:34

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar europianëve që të mbajnë maska ​​edhe mbledhjeve familjare për Krishtlindje.

OBSH këmbëngul se “Europa është në rrezik të lartë” nga një valë e re e infeksioni në pjesën e parë të vitit 2021, pasi transmetimi i virusit mbeti i lartë. Një deklaratë e zyrës rajonale europiane të OBSH-së thekson se mbledhjet masive të familjarëve dhe miqve në mbarë kontinentin e vjetër gjatë sezonit të festave të fundvitit, do të sjellë një rrezik të konsiderueshëm të përhapjes së Covid 19.

Organizata u kërkoi individëve, familjeve dhe komuniteteve të luajnë rolin e tyre për të parandaluar një ripërtërtje tjetër të rasteve.Takimet familjare duhet të mbahen jashtë nëse është e mundur, thotë OBSH, dhe nëse zhvillohen brenda shtëpisë pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska ​​dhe të praktikojnë distancimin shoqëror. Shtetet në mbarë Europën kanë regjistruar mijëra raste të reja të përditshme dhe qindra vdekje. Gjermania ishte mes vendeve që shtrënguan kufizimet të mërkurën, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë Covid do të autorizohet për përdorim brenda një jave. Von der Leyen pohoi përpara Parlamentit Evropian se vaksina e Pfizer / BioNTech – do të lejohet për përdorim menjëherë në bllokun europian që do të thotë mbi një javë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Top Channel