U bë baba për herë të parë, Ledri Vula poston foton e të bijës të sapolindur. Quhet Poem Blu

17/12/2020 06:06

Ledri Vula, sapo ka publikuar foton e parë të foshnjës. Reperi i njohur shqiptar dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë bërë së fundmi prindër të një vajze.

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, para pak ditësh u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, mirëpritën një vajzë të cilën tashmë e kanë pagëzuar me emrin, Poem Blu
Krijuesi i hitit “Prej Inati” së fundmi ndau fotografinë e parë të vajzës së tij, ku me ç’rast ia zbuloi edhe emrin.
“Poem Blu”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.
Në portretin e foshnjës së porsalindur nuk munguan urimet e të famshmëve shqiptarë, nga miqtë e ndjekësit e Vulës.
Ledri në anën tjetër në muajin tetor ia dedikoi edhe një këngë vajzës së tij të quajtur, “Si baba”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel